A ka përçarje mes Hashim Thaçit e Kadri Veselit? Tregon presidenti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka dashur të komentojë ofrimin e dorëheqjes së ish-këshilltarit të tij politik, tani ministër i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Thaçi tha se nuk i komenton deklarata e askujt, pasi si presidenti është udhëheqës i të gjithë. Ai ka kujtuar se Tahiri është një prej ministrave më të suksesshëm që e ka dëshmuar me punën e tij, transmeton lajmi.net.

Se a ka përçarje në mes të tij dhe udhëheqësit të Partisë Demokarike të Kosovës, Kadri Veseli, ku mediat raportuan për përçarje, ai ka thënë se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë.

“Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të keq kurrfarë përçarje”, ka thënë presidenti.

Ai ka thënë se nuk ka shanse të kthehet në partinë që e ka udhëhequr dikur, PDK-në, që tani e udhëheq Veseli.

“Nuk kthehem në angazhime partiake, nuk kthehem në angazhimet në parlamentar e as në qeveri. Nëse ndodh reforma elektorale, dhe krijohet mundësia e organizimit të zgjedhjeve për president, në formën e drejtpërdrejtë, atëherë do të rikandidoj. Jam i bindur që fitoj që në raundin e parë. Përndryshe, do tu mungoj në debate, si President i vendit”, ka thënë Thaçi në Debat Plus.

Gazetari

Read Previous

“Ndizet” Milan, lidere e tabelës me 6 pikë

Read Next

Haradinaj: Qeveria do të angazhohet që kampi i KFOR-it gjerman të bëhet histori suksesi