A i përdori EULEX-i ish-punonjësit e vet në Zyrën e Prokurorit Special si shantazh ndaj presidentit për vazhdimin e mandatit?

Mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe askujt në BE nuk ka pasur letërkëmbim për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Mirëpo ka pasur presion të madh, me javë të tëra, që të vazhdohet mandati ekzistues i EULEX-it, kanë thënë nga Presidenca e Kosovës.

Presidenti Thaçi në takimet me përfaqësuesit e BE-së dhe të EULEX-it është shprehur se Kosova është mirënjohëse për ndihmën e vazhdueshme në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe e vlerëson si të suksesshëm misionin e EULEX-it. Por, sipas tyre, tani është koha që të gjitha kompetencat e EULEX-it të kalojnë te institucionet vendore.

“Nuk ka pasur letërkëmbim dhe as negociata për vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Por, ka pasur presion të madh, me javë të tëra, që të vazhdohet mandati ekzistues i EULEX-it. Presidenti Thaçi e ka bërë të ditur në çdo takim se mandati i EULEX-it ishte vazhduar në vitin 2018 dhe kjo ka qenë hera e fundit që është zgjatur mandati i këtij misioni”.

Sipas Thaçit, Kosova më nuk ka nevojë për EULEX-in, por do të pranojë çdo përkrahje në forcimin e rendit dhe ligjit nga ana e BE-së, sikur që është rasti në vendet e rajonit. EULEX-i tanimë nuk ka mandat për të qëndruar në Kosovë.

Institucionet e Kosovës që një kohë të gjatë janë në gjendje t’i marrin mbi vete të gjitha kompetencat që i ka mbajtur EULEX-i.

Nga Zyra e Presidentit tutje thonë se nuk ka parë asnjë arsye që të vazhdohet mandati aktual i EULEX-it, si një mision i madh, veçanërisht pasi institucionet e Kosovës kanë kompetenca të plota.

“Presidenca e Kosovës nuk ka parë asnjë arsye që të vazhdohet mandati aktual i EULEX-it, si një mision i madh, veçanërisht pasi institucionet e Kosovës kanë kompetenca të plota dhe janë plotësisht kompetente të kryejnë çdo detyrë. Institucionet e Kosovës që një kohë të gjatë janë në gjendje t’i marrin mbi vete të gjitha kompetencat që i ka mbajtur EULEX-i”.

Sipas presidencës, ka qenë kërkesë e autoriteteve kosovare që mandati i EULEX-it dhe prezenca e BE-së të reduktohet në fushën e sundimit të ligjit dhe të jetë e njëjtë si në vendet tjera të rajonit, prandaj siç thonë ata, nëse nuk ka pasur letërkëmbim për vazhdim të mandatit dhe mandati i deritashëm ka skaduar më 14 qershor, me çfarë mandati po vazhdon EULEX-i, të qëndrojë në vend? 

Fitore H

Read Previous

Gashi: Presidenti Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje

Read Next

Kurti, Ismaili, Vitia e Zemaj do të intervistohen rreth menaxhimit të pandemisë