A është i dëmshëm seksi anal? Ja çfarë thonë mjekët

Duke qenë se sa herë flitet për seksin anal, njerëzit dëgjojnë lloje të ndryshme informacionesh, herë-herë kontradiktore ose të pavërteta, “Cosmopolitan.com” ka marrë përsipër të hedhë dritë mbi këtë akt, duke pyetur 5 mjekë për seksin anal dhe për arsyet se përse duhet apo s’duhet bërë.

Ja çfarë thonë ata:

1) Michael Krychman: “Nga ana mjekësore nuk ka asnjë arsye të rëndë për të mos kryer seks anal, ama duhet të jeni sa më të kujdesshëm ndaj infeksioneve të transmetueshme. Gjithashtu duhet të kini parasysh që të mos kryeni seks vaginal menjëherë pas atij anal, pa ndryshuar më parë prezervativin.

2) Alyssa Dëeck: “Duke e parë nga këndvështrimi mjekësor, seksi anal është i sigurt në momentin që ju tregoheni të kujdesshëm, përdorni prezervativë, merrni lubrifikantë dhe ndihmës të tillë të ngjashëm. Shumë femra që e kanë provuar marrin shumë kënaqësi nga ky lloj seksi, jo vetëm për faktin se në atë zonë gjenden shumë nerva ndjeshmërie, por edhe se kështu nuk kanë frikën e të mbeturit shtatzëna.

Por, nga ana tjetër, një arsye e të mos ndjerit kënaqësi për disa femra është frika e të bërit pis gjatë aktit. Një zgjidhje paraprake për këtë mund të jetë larja mirë ose edhe klizma”.

3) Jennifer Gunter: “Seksi anal i kënaq shumë femra për arsyen se, rreth anusit gjenden shumë fije nervore që dhurojnë një kënaqësi të tillë. Për të bërë një krahasim, është e njëjta arsyeja se pse njerëzit puthen në buzë me njëri-tjetrin dhe nuk puthin bërrylat. Buzët kanë më shumë mbaresa nervore

4) Vanessa Cullins: “Lojërat me seksin anal nuk mund t’ju lënë shtatzënë, ama lehtësisht mund të transmetojnë infeksionet”.

Pra, nëse gjatë aktit prezervativi ju çahet, do të bënit mirë të kontaktonin menjëherë mjekun. Në qoftë se këtë lloj seksi po e kryeni vetëm për të shmangur shtatzëninë e padëshiruar, përsëri do të ishte mirë të bënit një konsultë, në mënyrë që të mësonit se si ta shmangni atë gjatë seksit vaginal”.

Pra, mesa duket, pjesa më e madhe e mjekëve janë të bindur se kryerja në mënyrë të mbrojtur e seksit anal nuk ju dëmton aspak, përkundrazi. Por pavarësisht këtyre mendimeve, është në dorën tuaj të eksperimentoni ose jo…

Gazetari

Read Previous

Skuadrat e Superligës takohen mes vete sot në Shqipëri

Read Next

Kate Upton seksi si kurrë…