“A e din” titullohet projekti i ri nga Nush dhe Rino Sopjani

Rep-artisti i njohur, Nush, së bashku me Rino Sopjani, që një kohë të gjatë kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre.

Artistët kanë vendosur që të bashkojnë forcat e tyre, për të sjellë një projekt mjaft të veçantë në tregun muzikor.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Nush ka bërë të ditur se kënga më e re është publikuar në të gjitha platformat digjitale.

“A e din” titullohet projekti i tyre, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Cekic Beatz.

Teksti i cili ka të bëjë kryesisht prek tematikën e dashurisë është shkruar nga këngëtari Rino Sopjani dhe reperi Nush.

Kënga ka rezultuar të jetë e pëlqyer nga fansat e dyshes, pasi në mënyrë të vazhdueshme janë duke e komentuar pozitivisht.

Ardian H

Read Previous

Arbenita Ismajli me poza provokuese para pasqyrës

Read Next

Më shumë viktima nga koronavirusi në SHBA sesa nga katër luftëra bashkë!