A do të shfuqizohet Gjykata Speciale në Uashington, Gjermania e paralajmëron Hotin: Mos bëni marrëveshje të pista

Edhe pak ditë kanë mbetur nga takimi i Uashington ku pritet të ulen në një tavolinë bisedimesh pala e Kosovës dhe ajo serbe. Në këtë takim të thirrur nga diplomati amerikan, Richard Grenell duhej të shkonte Presidenti Hashim Thaҫi dhe kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa nga pala serbe, kryeministri Aleksandër Vuҫiҫ dhe Presidentja serbe, Ana Bërnabiq.

Mirëpo për shkak të aktakuze të ngritur sot nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit Hashim Thaҫi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Presidenti Thaҫi ka hequr dorë nga ky takim.

Ky takim është mirëpritur si shkak i rifillimit të dialogut, pasi ai ishte ndërprerë kur Qeveria e Kosovës me Ramush Haradinajn i vuri taksën 100% produkteve serbe. Me heqjen e kësaj takes 2 vjet më vonë nga kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Avdullah Hoti, iu lirua rruga edhe këtij dialogu.

Në pritje të takimit të Uashingtonit, zyrtarë të lartë evropianë kanë bërë thirrje që të këto bisedime të përfshihet edhe Bashkimi Evropian. Kështu, Peter Beyer, i ngarkuari i qeverisë gjermane për marrëdhëniet transatlantike bën thirrje që në bisedimet e Uashingtonit të përfshihet edhe BE.

Deputeti gjerman, Peter Beyer, i cili është prej mbi 10 vjetësh njohës i Ballkanit Perëndimor, raportues për Kosovën dhe Serbinë si në Bundestag ashtu edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe, veç të tjerash, i ngarkuari i qeverisë gjermane për marrëdhëniet transatlantike, ka bërë dy thirrje për kryeministrin Avdullah Hoti para takimit në Uashington.

Së pari në drejtim të kryeministri të ri, Avdulla Hoti, që të mos pranojë marrëveshje të fshehta. “Do your homeëork!”, bëni detyrat e shtëpisë, tha ai. Dhe mos pranoni “dirty deals” marrëveshje të pista, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe Prokurorit Special.

Ai derisa ka përmendur një mundësi të tillë të shfuqizimit të Gjykatës Speciale, ka mundësi që në këtë takim të hapet edhe kjo temë.

Gjoshi: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale është joseriozeImageAdrian Gjoshi

Mirëpo, avokati Adrian Gjoshi, ҫështjen e shfuqizimit të kësaj gjykate e quan si joserioze, pasi krijimi i kësaj gjykate ka ardhur nga vullneti politik.

“Çështja e shfuqizimit të GJS është përmendur shpesh, mirëpo një gjë e tillë është jo serioze. GJS është votuar nga legjislatura e asaj kohe, madje, para kësaj, edhe është amandamentuar kushtetuta për t’i hapur rrugë krijimit të një gjykate të tillë. Rrjedhimisht, krijimi i gjykatës speciale nuk është bërë në mënyrë aksidentale, por nga vullneti politik”, vlerëson Gjoshi.

Ai thotë tutje se takimi i Uashington nuk ka të bëjë me këtë temë, por do të flitet për ҫështje politike.

“Takimi në Uashington nuk ka të bëjë me këtë temë, meqë GJS është çështje e kryer, por do të bisedohet për çështje politike që kanë për qëllim marrëveshjen finale në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai.

Burjani: Gjykata nuk shfuqizohetImageBlerim Burjani

Poashtu, edhe njohësi i ҫështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se kjo gjykatë nuk ka shanca që të shfuqizohet. Ajo mund të bëhet vetëm në Kuvend, por dëmet janë të parikuperueshme.

“Jo, s’ka gjasa gjykata nuk shfuqizohet me politikë, por pas përfundimit të mandatit që i është dhënë bazuar në ligjin në fuqi. E vërteta është se Kuvendi mund të të shfuqizoj, por dëmet mund të jenë të pa rekuperueshme për Kosovën, në Bashkësinë ndërkombëtare, pra gjykata është realitet që po vjen, në shtator më së largu ngriten rreth 5 aktakuza, tjerat vazhdojnë më radhë”, thekson Burjani.

Mehmeti: Ka gjasa që të shfuqizohet SpecialjaImageFaton Mehmeti

Nga ana tjetër, njohësi i ҫështjeve politike, Faton Mehmeti thotë se ndonëse ende nuk dihet se ҫfarë përmban marrëveshja e 27 qershorit, ka gjasa që Gjykata Speciale të shfuqizohet.

“Ende nuk e dijmë se cfarë përmban Marrëveshja eventuale në mes të Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Megjithatë ka shumë gjasa që Gjykata Speciala të shfuqizohet, nisur nga ato që kemi dëgjuar nga politikanë vendor ” se duhet mbyllur ҫdo paqartësi me Serbinë, dhe të arrihet paqe”. Nga kjo nënkuptojmë se pikërisht disa që janë përfshirë në këtë ujdi kanë probleme me ligjin, dhe janë piëkrisht ata që synojnë me cdo kusht të arrieht një marrëvshje për amnesti ku do të përfitonin piëkrisht ata. Andaj, jam i bindur se ka dicka në këtë drejtim”, vlerëson ai.

Mehmeti thotë tutje se nuk duhet që politikë të diktojë drejtësinë, por në një konflikt si ai Kosovë –Serbi, gjithqka mundet të ndodhë.

“Gjithësesi nuk besoj se është dicka pozitive që politika të diktojë drejtësinë, për më tepër në SHBA që konsiderohet djepi i dekomracisë. Pavarësisht se cfarë arrihet, drejtësia dueht të jetë e pavarur nga politika, megjithatë në një situatë specifike sic është konfilikti Kosovë-Serbi asgjë nuk përjashtohet”, thekson Mehmeti.

Ardian H

Read Previous

Konjufca tregon dy momentet e papritshme nga aktakuza nga Thaçit e Veselit

Read Next

Majlinda Zeka thekson linjat në fustanin e ngushtë