A do të riparohen dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Kroaci

Në vazhdën e tërmetit të fuqishëm në muajin mars, kroatët janë ende të frikësuar se si dhe kur do të riparohen dëmet e shkaktuara.

Në vitin 2014, Jospi Atalic profesor në fakuletin e inxhinierisë së ndërtimit në Zagreb, mori pjesë në një vlerësim për dëmet që mund ti shkakotohen vendeve Adriatike si pasojë e një termeti.

Vlerësimi i tij ishte shumë i ashpër dhe sipërfaqësor ,“ishte i mjaftueshëm për të kuptuar se ne ishim në rrezik potenacialisht të madh” tha Atalic.

Në vitin 2018 një përcjellje më e detajuar konfirmoi hulumtimet origjinale, ku Atalic së bashku me kolegët e tij iu drejtuan qeverisë që të veprojë për forcimin e ndërtesave.

Por Jospi tha se ankesat e tij hasën në veshë të shurdhër.

Të dielen e 22 marsit, kryeqyteti u zgjua në skena të kaosit, rrënojave që shpërndanin rrugët dhe banorët e frikësuar të evakuuar” larguar ” nga shtëpitë e tyre.

“Ne prisnim diçka të tillë, ne ishim duke paralajmëruar, por nuk funksionoi” tha Atalic.

Një numër i madh shkollash, institucionesh të kujdesit shëndetësor madje edhe ndërtesa e parlamentit kroat janë dëmtuar.

Qeveria ka hartuar një ligj për tu marrë me pasojat, por sipas kritikëve askush nuk e di se sa do të zgjasë rindërtimi, sa do të kushtojë, ose nga do të vinë paratë për të rindërtuar.

Për të thelluar edhe më shumë krizën dhe panikun, vjen pandemia e koronavirusit ku jo vetëm Kroacinë, por po shkakton panikë dhe vdekje të shumta në gjithë botën.

Atlatic tha “Kroatët duhet të presin që rimëkëmbja të zgjasë, disa vjet me siguri”. transmeton vizioni.info

Pothuajse 29,000 njerëz paraqitën raporte të dëmëve të shkaktuara nga termeti tha Ministria e Ndertimit dhe Planifikimit.

Njëra nga Ministret tha se ishin bërë inspektime në 6.305 ndërtesa dhe se 1,160 ishin të papërdorshme dhe se kishin nevojë për masa urgjente.

Ajo tha se ekspertët po punojnë në terren duke e rrezikuar shëndetin e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas disa raporteve nga mediat lokale, thuhet se duke përmendur projektligjin për shkollat, spitalet ,kopshtet dhe institucionet tjera publike do të rinovohen, brenda dhe jashtë.

Ministrja poashtu tha se sa i përket insitucioneve private , shteti do të mbulojë riparime strukturore por jo rinovim të brendshëm.

Sipas arkitekteve “riparimi i vërtetë është i mundur vetëm me punë serioze në brendësi të çdo ndërtese”.

Ministrja tha “kemi fonde të majftueshme për tu rimëkëmbur, këto fonde do merren nga buxheti i shtetit, rezervat si dhe fondet e BE-së”.

Por siç duket këto fonde tashmë do të zvogëlohen, nga ndikimi ekonomik pas bllokimit të situatës me Covid-19. / vizioni.info

Vizioni Info

Read Previous

Infektologu Ahmeti tregon se cilët persona janë më të rrezikuar nga koronavirusi

Read Next

Haziri: Pas 14 prillit, të dielave do të punojnë vetëm furrat