A do ta anulojë Hoti takimin në Uashington? Deklarohet Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një konference për media është pyetur nëse kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do ta anulojë fluturimin për Uashington duke u solidarizuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili e anuloi fluturimin e tij.

Mustafa se kryeministri Hoti duhet të vendosë vet për këtë çështje.

“Unë s’mund të japë përgjigje, kryeministri duhet të vendosë vet dhe të konsultohet me parterët”, është shprehur Mustafa.

Tutje, Mustafa foli për punën e Gjykatës Speciale dhe për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne e përkrahim plotësisht Gjykatën Speciale që vepron në mënyrë të pavarur. Por, për LDK’në lufta e UÇK’së ka qenë e drejtë. Luftëtarët e saj kanë luftuar për ta mbrojtur Kosovën, kundër gjenocidit të Serbisë”, ka thënë Mustafa.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar një aktakuzë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), ku ngritën akuza ndaj presidentit Thaçi, dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit. Thaçi dhe Veseli akuzohen se kanë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe përfshirje në rreth 100 vrasje.

Edhe pse kjo aktakuzë u dorëzua nga ZPS për DHSK me 24 prill, njoftimi u publikua sot, vetëm 3 ditë para takimit në Uashington në mes delegacionit të Kosovë dhe Serbisë, ku edhe pritej të nënshkruhej një marrëveshje ekonomike në mes tyre.

E pak kohë pas këtij njoftimi, emisari i posaçëm i presidentit Trump, Richard Grenell, ka njoftuar se Thaçi, ka njoftuar se ka anuluar udhëtimin drejt Uashingtonit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lidhur me anulimin e vizitës zyrtare në SHBA, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës tashmë e ka informuar edhe Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Grenell.

Ardian H

Read Previous

Rikthehet Salah por jo edhe Shaqiri, formacionet zyrtare Liverpool – Palace

Read Next

Ky është rasti për të cilin mund të akuzohet Kadri Veseli?