89 raste të reja me koronavirus në Japoni

A man wearing a respirator and googles sits in between facemask-clad commuters in a train in Tokyo on June 25, 2020. (Photo by CHARLY TRIBALLEAU / AFP) (Photo by CHARLY TRIBALLEAU/AFP via Getty Images)

Japonia ka publikuar bilancin ditor me COVID-19.

Japonia raportoi 89 raste të koronavirusit dhe pesë vdekje të mërkurën, sipas ministrisë së saj të shëndetësisë, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me Covid-19 në Japoni është 18.822, me 712 nga anija e lundrimit Diamond Princess. Të paktën 981 njerëz kanë vdekur nga koronavirus, me 13 prej tyre nga anija.

Ministria tha se 16.921 pacientë ose janë larguar nga spitalet ose janë shëruar deri të marten.

Kryeqyteti Tokio raportoi 55 raste të reja të mërkurën, duke shënuar rritjen më të lartë që nga 5 maj. 

Fitore H

Read Previous

Policia jep detaje për therjen e djeshme në Mitrovicë

Read Next

Zeka: Albini i fërkoi duart për aktakuzat, VV do të gëzohet edhe për Rexhep Selimin