83-vjeçari mëson grimin për ta grimuar gruan e tij të verbër

“Nëse jeni të mërzitura, thjesht lyeni më shumë me të kuq buzët” kjo ishte këshilla që Coco Chanel u jepte grave”.

Mosha nuk ka rëndësi ! Këtë gjë Mona Manahan e kishte bërë për vite me radhë deri në moshën 82-vjeçare kur filloi të humbiste shikimin ! Të grimuarit e bënte atë të ndihej mirë dhe bashkëshorti i saj Des Manahan, 83 vjeç e dinte këtë gjë ! Kjo ishte arsyeja përse ai do të përpiqej, do të merrte mësime grimi, vetëm për t’i realizuar shoqes së jetës makeup-in çdo ditë.

Historia e çiftit irlandez është bërë virale në rrjet dhe vepra e bashkëshortit mori vëmendjen e artistit me famë ndërkombëtare Mario Dedivanoviq.

Artisti me origjinë shqiptare njoftoi menjëherë menaxherin e tij për të gjetur çiftin dhe për t’i ftuar në një leksion që do të mbante në Londër. Maroi ftoi çiftin të merrte pjesë në një master klasë në mënyrë që 83 vjeçari të mësonte edhe më shumë truke.

Menjëherë pas kësaj Mario postoi një foto duke u shprehur se zemra e tij ishte plot, tek kishte parë që çifti i moshuar ndodhej para tij.

Gazetari

Read Previous

Dua Lipa krenare me djemtë shqiptarë, ja çfarë ka bërë

Read Next

Filluan pushimet: A i dëmton flokët uji i detit?