65 vjeçari vdes në aksidentin e ndodhur në qendër të Prishtinës

​Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Rreth orës 16:30, një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku është përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

Viktima, 65-vjeçar, nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra në aksident dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetaj, e cila ka thënë se

“ Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Bill Clinton në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë e ti;pit BMË. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka marrë këmbësori V.M, mashkull, 65 vjeç, i cili nuk i ka përballuar plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vend ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lidhur me këtë aksident është arrestuar ngasësi i veturës E.B, 25 vjeç.

Gazetari

Read Previous

Gjykata Speciale po merret me zbardhjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit

Read Next

Autor i vrasjes në Deçan një 18 vjeçar