6 Veprat Që Duhet Ti Bëjmë Ditën E Xhuma!

1. Të bëjmë dua dhe të kërkojm falje te All-llahu i Lartësuar sa më tepër, se në ditën e Xhuma është një moment kur All-llahu i pranon lutjet dhe pendimet.

2. Të dërgojmë selam dhe salavate për Pejgamberin alejhis-selam sa më tepër.

loading...


3. Të pastrohemi, parfumosemi dhe të veshim rrobat më të mira.

4. Të lexojmë suren El-Kehf, sipas hadithit: “Kush e lexon suren El-Kehf në ditën e Xhuma do të ndriçohet me nur (dritë) çdo vepër që e ka bërë mes dy xhumave”. (Transmetojnë Nesaiu dhe Hakimi).

5. Të shkojmë sa më herët në xhami për të prezentuar në faljen e Xhumasë.

6. Pasi ta falim farzin e Xhumasë, le t’i falim edhe katër rekate sunnet të Xhumasë. Sipas hadithit “Kur të falni (farzin) pas Xhumasë, falni katër rekate (sunnet të Xhumasë)”. (Transmeton Muslimi).

Gazetari

Read Previous

13 shenja që vërtetojnë se Allahu të do

Read Next

Deputeti i LDK-së: Jemi në rrugë të duhur për t’i siguruar votat për rrëzimin e Qeverisë