“46-VJEÇARI I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS, MORI PJESË NË VARRIM DHE TË PAME”

46-vjeçari nga fshati Janjevë e Lipjanit, i cili rezultoi të enjten pozitiv me koronavirus, kishte marrë pjesë në një varrim, dhe pastaj edhe në të pame, pasi ishte kthyer nga Gjermania të mërkurën e kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur Imri Ahmeti, kryetari i Komunës së Lipjanit.

Ahmeti i ka thënë Insajderit, përmes një bisede telefonike, se fshati Janjevë tashmë është vendosur në karantinë

“Aktualisht Janjeva është izoluar si fshat. Atje janë organet tona, stafi mjekësor, të cilët janë marrë me kontrollimin e anëtarëve të tjerë të familjes. Është një numër mjaft i madh i njerëzve që kanë kontaktuar me personin e infektuar.  Bëhet fjalë për diku rreth 20 persona”, ka thënë Ahmeti.

“E para, ka marrë pjesë në një varrim aty në Janjevë. Në të pamet që organizohen; ka pasur edhe të pame aty ku ka ndejtë, dhe aty qarkullojnë një numër i madh i njerëzve”, është shprehur Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se gjendja është stabile sa i përket furnizimit me ushqim në fshatin Janjevë dhe në tërësi në Komunën e Lipjanit. /Insajderi.com 0 

Ardiana K

Read Previous

21 të prekur, sot po analizohen mostra të reja, rezultatet dalin gjatë ditës

Read Next

DY SHQIPTARË PËRPLASEN ME VETURË BRENDA AEROPORTIT TË BARCELONËS, POLICIA THOTË SE BËNË “THIRRJE ISLAME”