45 VJEÇARI QË “MBIJETOI” VETËM 45 DITË NË KRYE TË QEVERISË

Pikërisht sot, qeveria e Albin Kurtit u rrëzua, nuk “mbijetoi”.

Ai tash mund të “jetojë” fuqishëm duke mbajtur primatin e Kryeministrit më jetëshkurtër në vend.

Rrëzimin nga pushteti e mori si “dhuratë” – pikërisht një ditë pasi mbushi 45 vjeç, shkruan Gazeta Insajderi.

Si nisi çarja e “koalicionit të shpresës”?

Tandemi Albin Kurti-Isa Mustafa – thuajse asnjëherë nuk janë pajtuar për vendimet e rëndësishme të qeverisë.

Siç ndodhi me taksën.

I pari i qeverisë doli më 27 shkurt në një konferencë për media dhe paralajmëroi heqjen e taksës për lëndën e parë ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Ky paralajmërim i tij asnjëherë s’u bë vendim, proces ky për të cilin Kurti edhe kërkoi falje.

Krejt kjo ndodhi pasi Mustafa dhe partia e tij kërkonin heqjen 100% të taksës dhe ajo ashtu siç paralajmëroi Kurti.

Mustafa kërkesën e tij  e përsëriti këtë kërkesë.

“Kërkoj nga Kryeministri të anulojë vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës”, tha Mustafa në ditën kur Kurti e shkakroi nënkryetarin e LDK-së, Veliun.

I pari i LDK-së në një formë tha se nëse këto dy kërkesa nuk plotësohen – mund edhe të ndodhë prishja e koalicionit.

“Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit”.

Prishja e koalicionit jo që nuk ishte paralajmëruar.

Ajo shihej edhe tek mendimet krejt të kundërta të të dy partive në raportet SHBA-Kosovë – që kanë nisur të “dëmtohen” pas kokëofortësisë së kryeminsitrit për të mos e hequr taksën, veprim ky që është kundërshtuar krejtësisht nga shteti më i fuqishëm në botë, Amerika.

Si për t’i vënë vulën përçarjes së tyre të madhe, ndodhi e treta e vërteta: Isa Mustafa kërkoi gjendje të jashtëzakonshme pas përhapjes së Koronavirusit në vend, ndërsa Albin Kurti e kundërshtoi, tha se akoma ka kohë për këtë veprim.

Agim Veliu, i cili e mbështeti gjendjen e jashtëzakonshme, doli të jetë “kurban” i mosmarrëveshjes së fundit Kurti-Mustafa, mosmarrëveshje kjo që i dha fund “koalicionit të shpresës”.

Ardian H

Read Previous

TRE DEPUTETËT E LDK-SË QË VOTUAN KUNDËR RRËZIMIT TË QEVERISË

Read Next

ISA MUSTAFA REAGON PAS RRËZIMIT TË QEVERISË KURTI