Tifozët e Crvena Zvezdës ia mësyjnë Kosovës, mbërrijnë në kufi

Tifozët e Crvena Zvedës, të njohur si “Delije” ia kanë mësyrë Kosovës, për ta mbështetur ekipin e tyre të zemrës, i cili është paraparë të luajë sot në Kosovë kundër Trepçës serbe, në kuadër të Kupës së Serbisë. Por, tifozët serbë nuk pritet të lejohen të futen në territorin e shtetit tonë

Një grup tifozësh të Crvena Zvezdës ia kanë mësyrë sot Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, tifozët e njohur me emrin “Delije” synojnë të futen në territorin e Republikës së Kosovës për ta mbështetur ekipin e tyre të zemrës, i cili është paraparë të luajë sot në Kosovë ndaj Trepçës serbe në kuadër të Kupës së Serbisë.

Sipas mediave serbe, një grup tifozësh, me rreth 10 vetura ka mbërri në kalimin kufitar të Jarinjës.

Aty gjendet edhe Policia e Kosovës, e cila sipas të gjitha gjasave nuk do t’i lë ata të futen në territorin e shtetit tonë, por as kontingjentin e Crvena Zvezdës, i cili nuk ka mbërri ende në kufi.

Federata e Futbollit të Kosovës i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës të mos e lejojë ekipin serb të futet në Kosovë pasi e konsideron këtë ndeshje ilegale.