Çmimi Nobel për Kimi u jepet zbuluesve të baterisë litium-jon

Çmimi Nobel për Kimi u është dhënë tre shkencëtarëve për punën e tyre në zhvillimin e baterive me litium dhe jon.

Fitues ishin shkencëtarët John Goodenough nga Universiteti i Teksasit, Stanley Whittingham nga Universiteti i Brighton-it dhe Akira Yoshino nga Universiteti i Meijo-s. Ata do ta ndajnë mes vete shpërblimin prej nëntë milionë kronash suedeze apo rreth 824 mijë eurosh.

Në moshën 97 vjeçe, Goodenough është laureati më i vjetër që e ka fituar këtë çmim në të gjitha kategoritë, ndërsa Whittingham është shkencëtari i dytë britanik që e merr këtë shpërblim në fushë shkencore këtë vit.

Bateritë litium-jon për një kohë të gjatë janë përmendur në qarqet shkencore për shkak se janë dëshmuar si shumë të rëndësishme për zhvillimin e teknologjisë në botën moderne.

Akademia Mbretërore e Shkencave në Stokholm të Suedisë tha: “Bateritë litium-jon ia kanë sjellë përfitimet më të mëdha për njerëzimin”.

Këto bateri janë shumë më të lehta dhe më kompakte se llojet e tjera të baterive që rimbushen. Ato kanë përdorim shumë të gjerë, përfshirë telefonat, laptopat dhe veturat elektrike, shkruan “The Guardian”.