Kërcënimi i Salih Zybës ndaj Shpend Ahmetit: Reagon ashpër PSD-ja, aktivizohet shoqëria civile

Një status i Salih Zybës, kandidatit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje sot ka çuar në këmbë gjithë opinionin publik por edhe ka shkaktuar përplasje të madhe midis PSD-së dhe Vetëvendosjes. Zyba në një status të tijin në Facebook ka kërcënuar Shpend Ahmetin se do të ketë të drejtë të zgjedhë si Xhabir Zharku vendin se ku do të jetojë. Kujtojmë se Zharku është dënuar nga Gjykata Themelore e Ferizajit, por tani ai jeton jashtë Kosovës. “Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet…

Read More

Kusari-Lila: Do të kemi më shumë se 61 deputetë bashkë me LDK’në

Kryetarja e Alternativës, njëherësh kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se “sikur LDK-ja të kërkonte tash kryeministrin, do të humbte shumë në elektorat. Sikur të kërkojnë sërish kryeministrin, do të linte të kuptohet se nuk po e duan LVV-në në pushtet”. Ajo foli edhe për pritjet e qytetarëve për një koalicion mes LVV-së dhe LDK-së. “Sa herë që ka pasur marrëveshje pa program por për poste, është shtuar dëshpërimi në Kosovë. Është hera e parë që një marrëveshje, shpresoj, të…

Read More

Fisnik ismaili e konfirmon që nuk është më pjesë e PSD’së: Unë s’i përkas asnji grupacioni politik ma

Anëtari i PSD’së , Fisnik Ismaili, ka dhënë indikacione të qarta që po largohet nga ky subjekt politik. Para dy ditëve Ismaili duke i kthyer përgjigjen një komentuesi kishte thënë se pas largimit nga Lëvizja Vetëvëndosje është dashur të dorëzojë mandatin dhe të largohet nga jeta politike. “Një gabimth e kam ba: është dashtë me me dal si deputet i pavarun qatëherë kur dola, me nejtë deri në fund të mandatit edhe mos me e rru për asnjë parti politike ma”, kishte shkruar Ismaili. Pastaj kishte thënë edhe se nuk…

Read More

LAJMI FUNDIT: NISMA merr vendim

Xhevdet Smakiqi, anëtar i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kurrë nuk do t’i përgjigjej negativisht një kërkese të Listës Serbe. Ai ka folur kështu në kontekst të kërkesës së subjektit të tij për rinumërim të votave, që PZAP e ka refuzuar. Smakiqi ka thënë se rinumërimi është domosdoshmëri ligjore. “Defekti teknik ka pasur efekt në diskriminim ndaj komunitetit Egjiptian. Çka nëse në këtë defekt të formularit të numërimit të KQZ-së të ishte defekti në numrin e Listës Serbe apo ta zëmë…

Read More

Lajm fantastik për Kosovën

Kryesuesi i Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan, Eliot L. Engel i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të certifikojë Planin e liberalizimit të vizave dhe t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave. Në letrën dërguar presidentit të Komisioni Evropian, presidentit të Këshillit të Evropës, si dhe krerëve të 28 shteteve të Bashkimit Evropian, Engel ka kërkuar plotësimin e rekomandimit të Komisionit për të lejuar liberalizimin e vizave për kosovarët, me të njëjtat standarde që BE ia ka akorduar fqinjëve të Ballkanit. Letra është nënshkruar gjithashtu nga Komiteti i Çështjeve…

Read More

Kush janë 5 më të votuarit e LDK’së në Gjilan, sa vota mori Vjosa në qytetin e Lutës

Në komunën e Gjilanit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta, sipas rezultateve preliminare, me 12.217 vota. Sipas listës së deputetëve më të votuar që e ka siguruar Gazeta Express, kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani ka marrë 9682 vota. I dyti në listë me më së shumti vota është ish-ministri, Fatmir Rexhepi, i cili është rikthyer në garë për deputet. Rexhepi ka marrë 5673 vota. Pas tij, i treti më i votuar është Faton Bilsimi me 5504 vota. Dy kandidatet gra Lirije Kajtazi dhe Valentina Bunjaku – Rexhepi janë…

Read More

Kaq vota morën kandidatët e PDK-së në Prishtinë

Janë publikuar listat me vota të kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Listës i prinë kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i cili në Prishtinë ka mbledhur 12,390 vota, shkruan lajmi.net. I dyti në listë është ministri i Shëndetësisë dhe nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili me 6,584 vota, ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahri ka arritur t’i sigurojë 2,679 vota. Në vendi e katërt radhitet Eliza Hoxha e cila ka mbledhur 2355 vota, ndërsa në vendin e pestë radhitet Memli Krasniqi me…

Read More

Kur do të formohet qeveria e re? Këto procedura duhet të ndiqen

Minutat e para të ditës së hënë i kaluan në sheshin “Skenderbeu”, në Prishtinë. Simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me krerët e saj dolën këtu pranë objektit të qeverisë për të festuar fitoren. Kjo festë erdhi pasi që Vetëvendosje, e drejtuar nga Albin Kurti, doli e para në zgjedhje. Rrjedhimisht i bie që Albin Kurti, kandidat i VV’së për kryeministër, duhet të jetë i mandatuari i parë për themelimin e qeverisë së ardhshme. Ndërkohë, sipas procedurave kushtetuese, brenda 30 ditësh pas shpalljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve, Presidenti i Kosovës…

Read More

Lista me kandidatët më të votuar të koalicionit AAK-PSD në Gjakovë

Tanimë ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga KQZ në nivel vendi dhe kanë dalur rezultatet preliminare. Gazeta Express ka siguruar listën me vota për kandidatët e koalicionit AAK-PSD në komunën e Gjakovës. Ky koalicion ka dalur fitues në këtë komunë dhe ka marrë gjithsej 14.053 vota. Bartësi i listës, Ramush Haradinaj, ka marrë 11.632 gjithsej në këtë komunë. Ish-kryetari i kësaj komune, Pal Lekaj, përsëri ka marrë mbështetje solide me 6.082 vota. Daut Haradinaj ka marrë 3.565 vota, pastaj Burbuqe Deva-Bakija ka 2757 vota dhe Teuta Haxhiu 2.682 sosh. Prej…

Read More