Baton Haxhiu: Albin Kurti duhet t’i kërkoj falje Edi Ramës

I ftuar sot në emisionin “Top Talk” për të folur mbi çështjen e zgjedhjeve në Kosovë ishte analisti Baton Haxhiu. Ndër të tjera, Haxhiu u ndal te fjalimi i djeshëm i kandidatit për kryeministër nga VV’ja që i fitoi zgjedhjet. “Kritika e parë që ishte dje në fjalimin e zotit Kurti ishte drejtuar qeverisë së Shqipërisë. Dhe për faktin se nuk ka ndodhur asnjëherë në logjikën politike dhe në qëndrimet publike, kjo mund të them është fillimi që Kosova dhe Shqipëria janë në një zonë politike”, u shpreh ai. Mbi…

Read More

Nisin planet për Qeveri të re

Një ditë pas fitores Vetëvendosje nis planet për krijimin e qeverisë, LDK pret ftesë nga Albin Kurti  Kanë ardhur media nga e gjithë bota. Të gjitha janë të interesuar të intervistojnë Albin Kurtin,  liderin e partisë fituese të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Kurti, telefonin po e mbante afër gjatë gjithë kohës. Edhe kur doli prej një interviste me telefon në dorë lexonte mesazhe. Ai po merrte urime për rezultatin që mori një ditë më parë në zgjedhje të parakoshme. Lëvizja Vetëvendosje, fitoi 25.56% të votave, gjë që e bëri…

Read More

Sipas statutit të VV’së Albin Kurti duhet të jap dorëheqje kur të bëhet kryeministër

Tanimë janë numëruar thuajse të gjitha fletëvotimet nga Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve. Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë partia më e votuar dhe do të ketë iniciativën e formimit të qeverisë së re. Përparim Leka VV’së i duhet gjithsesi edhe një parti tjetër në mënyrë që të formojë shumicën në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Mirëpo është thuajse e sigurtë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të jetë kryeministër i vendit, raporton Gazeta Express. Megjithatë, sipas statutit të këtij subjekti, që është i publikuar në formë elektronike…

Read More

Thyhen bastionet – gjithçka rreth renditjes së partive në gjithë Kosovën

Zgjedhjet e 6 tetorit sollën shumë ndryshime në Kosovë. Madje, në këto zgjedhje u thyen edhe ato që njihen si bastione të partive politike. Kështu, qytetit i Gjilanit që llogaritej si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ra. Atje fitoi Lëvizja Vetëvendosje. Madje me një diferencë prej mbi 5000 mijë vota me LDK-n. Vetëvendosja ia prishi bastionet edhe PDK-së. Partia e udhëhequr nga Albin Kurti e ka dalë më mirë me rezultate se PDK-ja në Kaçanik,  duke grumbulluar mbi 5000 mijë vota më shumë. VV-ja doli edhe e para edhe…

Read More

A do të kthehet kosovari nga SHBA që premtoi 50 milionë euro nëse fiton Albin Kurti?

Menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura i cili ndër të tjera ka punuar edhe në Bloomberg e NYFIX, para zgjedhjeve kishte dalur në mbështetje të hapur ndaj Albin Kuriti, ku edhe kishte deklaruar se nëse Vetëvendosja e Kurtit i fiton zgjedhjet, do të kthehet të investojë në ekonominë e vendit me 50 milionë euro. E tash që Vetëvendosja i fitoi zgjedhjet, mbetët të shihet nëse biznesmeni nga SHBA’ja do t’i ndihmojë Kosovës me 50 milionë euro investim. Ai kishte deklaruar se nuk është profesionisti i vetëm që mund ta bëjë…

Read More

Përfundon numërimi i votave në Shtime, PDK del fituese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha votat për komunën e Shtimes. Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës është e para në Shtime me 33.31 për qind të votave, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 27.44 për qind. Në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 22.90 për qind të votave. Koalicioni NISMA-AKR-PD  në komunën e Shtimes ka marrë 7.99 për qind, ndërsa AAK-PSD 3.96 për qind. Subjektet tjera politike kanë marrë 4.25 për qind të votave.

Read More

Trump thotë se Turqia do ta pësojë nëse “kalon limitet” në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me “shkatërrim total” të ekonomisë turke, nëse Ankaraja “i kalon limitet” me ndonjë veprim në verilindje të Sirisë. Forcat amerikane kanë nisur të tërhiqen nga zonat përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë. Një grup ligjvënësish amerikanë shprehën shqetësime, se një tërheqje e tillë, mund t’i hap rrugë Turqisë për një operacion ndaj forcave kurde në Siri. Deri më tash, luftëtarët kurdë, të njohur si grupi YPG, kanë pasur mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja, por Turqia i konsideron ata si terroristë dhe dëshiron…

Read More

Ismajl Kurteshi kërkon dorëheqjen e Lutfi Hazirit nga kryetari i Gjilanit

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka kërkuar zgjedhje lokale në Gjilan pas shpalljes së rezultateve për zgjedhjet parlamentare. Kurteshi në një lidhje direkte për “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se me fitoren e thellë të Vetëvendosjes në Gjilan ndaj LDK-së, kryetari Lutfi Haziri nuk ka më legjitimitet për të udhëhequr me këtë komunë. “Natyrisht se do të duhej të ndodhnin ndryshimet edhe para kohës së zgjedhjeve në pushtetin lokal, pasi një parti që momentalisht është në opozitë udhëheq me një diferencë aq të madhe”. I…

Read More

BE dhe Gjermania kërkojnë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

“Bisedimet në mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të rifillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur sespe dialogu është i rëndësishëm për stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”. Kjo është thënë nga ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schib. Ai ka theksuar se nga këndvështrimi  i Berlinit, zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor mbetet përparësi, megjithëse në publikun serb thuhet se prandimi i vendeve perëndimorë në BE nuk është në krye të axhendës. Duke folur për sfidat për stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor, ambasadori gjerman tha se…

Read More

Ende nuk e kaluan pragun, Sherifi e quan fitore të jashtëzakonshme të Nismës

Nisma Socialdemokrate në një konferencë për media ka shprehur besimin se do të jetë pjesë e ardhshme e Kuvendit të Kosovës me gjashtë deri në shtatë deputetë, pasi llogaritë të marrë edhe vota nga diaspora. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Bilall Sherifi, tha se pret që nga numërimi i votave nga diaspora të marrin deri në katër mijë vota, përfshirë edhe pjesën e diasporës që ka votuar për partnerin tjetër të koalicionit zgjedhor AKR, dhe me këto shifra, sipas tij, ata do të jenë pjesë e Kuvendit dhe Qeverisë…

Read More