Fillon turizmi hapësinor, bileta 250,000 dollarë

Pas vitesh përsosjeje dhe testimi, Virginia Galactic do të jetë e gatshme për nisjen e anijes së parë kozmike SpaceShip 2 vitin e ardhshëm.

Turneu i udhëtimit hapësinor sub-orbital, i organizuar nga ndërmarrja e miliarderit Richard Branson, do të bartë pasagjerët në lartësi prej 75 kilometrash.

Udhëtarët e interesuar duhet të paguajnë 250,000 dollarë për biletë, raporton Washington Post.

Ndërsa disa e konsiderojnë atë si një çmim të arsyeshëm, të tjerët nuk pajtohen. Ata mendojnë se ky është një çmim i lartë duke pasur parasysh që SpaceShip 2 do të dërgojë ekskluzivisht pasagjerët 75 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës dhe do të kthehen.

Në korrik, Branson njoftoi se do të nisë fluturimet testuese këtë vjeshtë në shtetin amerikan New Mexico.

Ndryshe, SpaceShip 2 mund të transportojë tetë persona, prej tyre dy anëtarë të ekuipazhit dhe gjashtë pasagjerë.