Studimi: Si ndikon varfëria, në aktivitetin e trurit të fëmijëve të vegjël

Fëmijët e lindur në varfëri, tregojnë dallime kyçe në funksionimin e hershëm të trurit. Kjo është zbuluar nga një studim i ri nga Universiteti i Anglisë Lindore. Studiuesit, studiuan funksionin e trurit të fëmijëve të moshës ndërmjet 4 muajsh dhe 4 vjeç në Indinë rurale.

Ata zbuluan, se fëmijët që vinin nga familje me të ardhura të ulëta, ku nënat kishin gjithashtu një nivel të ulët arsimi, kishin një aktivitet më të dobët të trurit, dhe kishin më shumë gjasa të ishin të shpërqendruar. Hulumtuesi kryesor, profesor Xhon Spenser, nga Shkolla e Psikologjisë në Universitetin e Anglisë Lindore tha:”Çdo vit, mbi 250 milionë fëmijë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, nuk e arrijnë dot potencialin e tyre zhvillimor”.

Prandaj sipas tij ka një nevojë në rritje, për të kuptuar ndikimin global të varfërisë, në zhvillimin e hershëm të trurit të fëmijëve dhe të sjelljes së tyre. ”Studimet e mëhershme, kanë treguar se varfëria dhe fatkeqësitë e hershme, ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e trurit, duke kontribuar në një cikël vicioz të varfërisë. Por pak studime, janë marrë më vëzhgimin e funksionimit të trurit në fillim të zhvillimit të tij”- theksoi ai

Spenser, thotë se ai dhe kolegët e tij, dëshirojmë të zbulojnë më shumë për zhvillimin funksional të trurit të fëmijëve të lindur në mjedise më të varfra, për të zbuluar arsyen, pse shumë prej tyre nuk arrijnë potencialin e tyre të plotë. Dhe kjo punë sipas tij, është hapi i parë në përpjekjet për një ndërhyrje të dizajnuar, për të nxitur shëndetin e hershëm të trurit, para se vështirësitë të mund të mund ta frenojnë zhvillimin e tij.

Ekipi, që përfshiu hulumtues nga Universiteti i Stirlingut, e zhvilloi studimin e tij në rajonin

e Utar Pradesh, që është më i populluari në Indi. Duke përdorur një pajisje portative të quajtur spektroskopia me rreze infra ta kuqe (fNIRS), ata matën aktivitetin e trurit të 42 fëmijëve të moshës ndërmjet 4 muajsh dhe 4 vjeç në mjediset rurale.

Sistemet fNIRS, ndezin një dritë pranë rrezeve infra të kuqe në indet kortikale, nëpërmjet burimeve të vendosura në kokë nëpërmjet një kapaku të veçantë, të lidhur me një kompjuter.Ata studiuan “punën e kujtesës vizuale” të fëmijëve – ose sa mirë ata janë në gjendje të ruajnë informacionin vizual, dhe të zbulojnë ndryshimet në mjedisin vizual kur ndodhin këto të fundit.

“Ne e rreth 10.000 herë në ditë përdorim kujtesën tonë vizuale. Fëmijët fillojnë ta zhvillojnë këtë aftësi në fëmijërinë e hershme, dhe e përmirësojnë gradualisht gjatë fëmijërisë më të rritur dhe adoleshencës. Dhe ne e dime, që kjo është një shenjë e shkëlqyer e zhvillimit të hershëm konjitiv”- thotë profesor Spenser.

Studimi u krye në partneritet me Laboratorin për Fuqizimin e Komunitetit, me qendër në Laknau, Indi. Pjesëmarrësit u rekrutuan nga fshatrat përreth Shivgar në Utar Pradesh. Ata morën pjesë në një test vizual, që përfshinte shfaqje imazheve të shesheve plot me ngjyra.

Synimi i testit, ishte të shihte nëse fëmijët mund t’i kujtonin ngjyrat mjaft mirë, për të zbuluar se kishte gjithmonë një ndryshim ngjyre në njërën anë të ekranit, ndërkohë që ngjyrat në anën tjetër mbeteshin gjithmonë të njëjta. Në këtë rast, u morën parasysh faktorët si edukimi prindëror, të ardhurat mujore, përkatësia në një kastë të caktuar, besimi fetar, numri i fëmijëve në familje dhe gjendja ekonomike.

Rezultatet u krahasuan me fëmijët nga familjet në Amerikën e Mes-Perëndimit. Ekipi hulumtues, zbuloi se fëmijët në Indi nga familjet me arsim të ulët dhe të ardhura të ulëta, shfaqnin aktivitet më të dobët të trurit, dhe përfshirë edhe kujtesën vizuale.

Studimi tregoi gjithashtu, se teknologjitë portative të neuroimazheve, mund të përdoren në pjesët rurale të botës në zhvillim, për të çuar teknologji të reja, në vendet që kanë më shumë nevojë për mjetet e vlerësimit të zhvillimit të hershëm.