Milan – Inter, shfaqet një problem në San Siro

San Siro ka një problem para derbit të Milanos.

“San Siro” është gati për derbin numër 171 të Madoninës. Pritet që në stadiumin mitik të Milanos të akomodohen më shumë se 70 mijë tifozë. Sipas Gazzetta dello Sport, 7500 do të jenë tifozë zikaltër, ndërsa pjesa dërrmuese, pra rreth 65 mijë, mbështetës të “Djallit”.

Duke nisur nga ora 10:00 e kësaj të shtune, do të hapen edhe pikat e shitjes pranë stadiumit për biletat e fundit që kanë mbetur pa u prenotuar.

Është e pamundur, për arsye teknike, që “San Siro” të mbushet në kapacitet të plotë. Do të mbeten bosh, për arsye sigurie, 2400 ndenjëse. Janë ato vende të unazës së tretë, që Komiteti i Sigurisë i ka konsideruar të papërdorshme, transmeton “Supersport”.

Për rrjedhojë, shuma rekord e arkëtuar, që është thuajse 6 milionë euro, do të mbetet e paarritshme.