Genc Prelvukaj bëhet me pasaportë të Shqipërisë, thotë ‘është diçka shpirtërore’

Genc Prelvukaj sot edhe zyrtarisht është bërë qytetar i Shqipërisë.

Në mesin e shumë kosovarëve tani edhe Genc Prelvukaj është pajisur me pasaportën e Shqipërisë dhe për këtë gjë është shumë i lumtur, shkruan lajmi.net.

Këngëtari i cili është i fejuar me Eni Koçin ka ndarë një postim në Instagram ku shprehet shumë i entuziazmuar pasi ktheu pasaportën e Shqipërisë në shtëpinë ku kishte munguar për shumë vite.

“Ne shtepine tone ky dokument mungoi per 100 vite rresht. I fundit qe e kishte, ishte stergjyshi Mehmeti.
Per mua, ky nuk eshte vetem dokument udhetimi, eshte dicka me shume, eshte shpirterore. E kam dashur Shqiperine si femije dhe vazhdoj ta dua si i rritur. Eshte kultura e trasheguar ne shtepi me shekuj. Shume nga paraardhesit e mi kane rene ne fushebeteje per Shqiperine dhe ne jemi edukuar ne ate fryme.
Kam qene cdohere qytetar i saj, me emocion dhe zemer ndersa nga sot jam edhe me dokumentet e saj.
Sot kam marre pasaporten e Republikes se Shqiperise”.