Të rinjët e kosovës ndjehen të lënë anash “premtime fyse në këto zgjedhje”

Në Kosovë jane disa grupe që merren me Astronomi, të cilat kanë vështirësi në realizimin e projekteve të tyre, në vendin tonë, në vendin që më shumë hargjohet në fushata zgjedhore nga kandidatë për deputet dhe kryeministër, se sa për shkencë dhe teknologji.

Asena Kantarci nga komuniteti turk i Kosovës, e cila jeton në Prizren, shprehet: “Ne, rinia e Kosovës mundemi me arritë në nivelin botëror, nëse qeveritarët do krijonin më shumë kushte për punë. Ne kemi iniciativa, vullnet, dhe punojmë në këtë drejtim, por po e përsëris prap, pa ndihmën dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës, kjo gjë është e vështirë, ndoshta edhe e pamundur të realizohet. Ne kemi klube të astronomisë që nga viti 2014, posedojmë teleskopë, radioteleskopë, por ende nuk kemi një observator/laborator funksional”.

Është shekulli XXI, dhe 20 vite pas lufte ende të njëjtit njerëz udhëheqin shtetin, sot jemi në zgjedhje, dhe premtimet e tyre në këtë fushatë, si dhe ato më herët jane fyese, fyese për njerëz me logjikë të shëndosh. Ende japin premtime për viza, luftë ndaj kurrupsionit, ngritje qesharake të pagave, ka asi që ende tentojnë të na marrin votën duke na përmendur se janë ata që kanë luftuar kundër forcave serbe para 20 viteve. Nuk dalloni nga politikanët tjerë ballkanik, “politikanët merren me historinë, ndërsa një burrë-shteti sheh të ardhmen,” ka vizion për shtetin, ndërton një vend stabil për popullin e tij. M’u mahnitë me një shtet që nuk ka sipërfaqe as sa gjysma e Kosovës, është Luksenburgu i cili ka ambicje me kolonizu hapsirën, sistemin diellor, më konkretisht asteroidet në të cilët gjenden minerale dhe metale të ndryshme, vetëm një asteroid, ka pasuri më të madhe se sa në Trepçë është nxjerr për disa vite, në kohën kur ajo ka qenë funksionale. Gjithashtu dhe agjensi të tjera të shteteve në botë kanë këso ambicje si Sh.B.A-të, Kanadaja, Katari, Irani, India dhe disa shtete tjera në Evropë, Azi dhe në Amerikën Latine!

Agjensia japoneze e hulumtimeve hapësinore, pritet të lëshojë në hapësir një anije e cila për mision ka aktivitete eksploruese, siç janë vëzhgimi shkencor i asteroidit Ryugu dhe marrja e mostrave nga po ky asteroid. 3.5 vjetë është larg ky asteroid i cili ka 1km në madhësi dhe në 2020 do të vizitohet nga anija japoneze. Ky projekt kushton 135 milion dollarë, invetsim ky që do i sjellë të ardhura shtetit japonez rrethë 45 miliard dollarë, brenda 8 vitesh. Edhe ne kemi 135 milion dollarë, por ne i shpenzojmë duke ndërtuar asfalte… (gjëra që lehtësojnë transportin e mallrave aziatike me arritë në Evropë dhe anasjelltas). Edhe krerët e shtetit tonë kanë vizion, por ndryshe nga krerët e shteteve tjera në botë. Këta vizionin dhe misionin e kanë shumë personal, i cili është pushteti ndaj popullit dhe jo udhëheqja e popullit drejt sukseseve të përbashkëta. Armend Xani/ Vizioni.Info/