Kjo bukuroshe i ka të pasmet më të mira në Instagram (Foto)

Lisa Morales, modelja dhe udhëheqësja televizive e famshme, tani është në zë se ka vithet më të mira në rrjetin social Instagram, ndërsa ajo vazhdimisht mundohet ta konfirmoj këtë fakt, duke postuar foto dhe video në llogarinë e saj, ku vithet i ka në plan të parë.

Dhe për këto vithe të mrekullueshme, flasin të gjithë.

Në të vërtetë, shumë portale insistojnë se Lisa është ylli ‘më i madh’ i Instagramit.

Por ndoshta ndokush nuk do të pajtohej me këtë konstatim, e sidomos jo adhuruesit e bukuroshes Jen Selter, e cila sipas mendimit të shumicës, së paku deri më tani, i ka vithet më të bukura në këtë rrjet social.

Edhe pse karriera e saj është si modele dhe si prezantuese televizive, Lisa më së shumti ka filluar të popullarizohet që kur ka hapur llogarinë e saj në Instagram.

Dhe famën botërore ia ka sjellë pikërisht prapanica.

Pasi punon si modele, Lisa rregullisht duhet të përkujdeset për pamjen e saj dhe këtë e bën në mënyrë superiore.

Dhe pikërisht këto ushtrime ajo i poston përmes videove në Instagram, ky adhuruesit e saj më pas e vlerësojnë me nota pamjen e trupit të saj, ku vithet marrin notën më të lartë, atë 10-të.

“Vendosni qëllime, përqendrohuni dhe bëhuni këmbëngulës dhe të durueshëm”, i porositë ajo të gjitha femrat që duan të punojnë në trupin e tyre. Ajo tashmë ka mbi 1 milionë përkrahës.