LDK në Vushtrri konfirmon përkrahjen e madhe për Vjosa Osmanin

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Dega e LDK-së në Vushtrri ka njoftuar se kanë mbajtur takimin e Shtabit Zgjedhor, ku u konfirmua përgatitja për zgjedhjet e 6 tetorit si dhe përkrahja e madhe për kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanin, si dhe kandidatëve të kësaj dege për deputet, Hysni Gërgurin dhe Rrezarta Krasniqin, shkruan Vizioni.info.

“Në një atmosferë pune u disktua për hapat e radhes drejt fitores së madhe dhe përkrahje të plotë te kandidateve te Degës sonë Dr.Hysni Gerguri nr.49 dhe znj.Rrezarta Krasniqi nr.54”, thuhet në njoftimin e Degës së LDK-së në Vushtrri. /Vizioni.info/