KOSOVA, SHTETI QË PO I PËRZË INVESTITORËT DUKE U VËNË HARAÇ

Kosova ka shënuar vetëm rënie të investimeve të huaja direkte. Biznesmenëve të huaj iu vihet edhe haraç nga zyrtarët e shtetit. Dokumentari i InDoks gërmon më thellë në këtë fenomen që po i frikëson investitorët e huaj që të vijnë në Kosovë

Dhjetëra raste kur zyrtarët e shtetit janë kapur me para në duar, të marra nga biznesmenë me nënshtetësi nga vendet e Bashkimit Evropian, dëshmojnë për fenomenin e haraçit, njërin prej problemeve kryesore me të cilin ballafaqohet shteti.

Biznesmenët e huaj rëndom përballen me burokraci kur vijnë në Kosovë, e ryshfeti është kosto e parashikuar e investimit.

Në një hulumtim të realizuar nga emisioni dokumentar InDoks, rrëfehen biznesmenë që u mashtruan nga zyrtarë të tjerë duke marrë leje pa projekt. 

Njëri prej tyre, Agim Balaj, një kosovar i lindur e rritur në Belgjikë, në fund të vitit të kaluar kishte ardhur në Kosovë për të hapur një biznes jo edhe aq fitimprurës, por tejet i rëndësishëm për ambientin: t’i grumbullojë vajrat e përdorura nëpër kuzhina, që në fakt janë mbeturina kancerogjene.

Disa muaj zvarritje për një copë letre. Dhe për atë copë letre iu desh që të jepte edhe ryshfet. Ai në InDoks ka rrëfyer për sfidat para të cilave e vendosi shteti.

Balaj ka treguar se si e priten në Ministri kur ka shfaqur idenë për të investuar në Kosovë.

“Kemi ardhur në nëntor të vitit të kaluar na kanë  prit shumë mirë në Ministri, fjala e Ministrisë ka qenë ‘welcome’, ka thënë Balaj.

Kompania e biznesmenit kosovar merret me grumbullimin e mbeturinave, nga 100 tonë për çdo muaj, tash e gjashtë muaj me radhë, por nuk ka mundur t’i nxjerr jashtë Kosovës. Belgjika thotë se mund t’ia marrë këto mbeturina, por as ai shtet nuk ka mundur ta bëjë lëvizje, pasi që deri ditën kur u intervistua nga InDoks ai nuk e kishte marrë licencën. Në historinë e tij përfshihet ryshfeti direkt, për atë licencë.

“Ryshfeti nuk na kanë tregu deri momentin e fundit, sepse janë në dijeni se ne nuk operojmë në atë mënyrë”, ka thënë Balaj.

Biznesmeni kosovar ka treguar për presionin nga ana e disa zyrtarëve për marrjen e licencën në mënyrë që të fillojë biznesi të operojë edhe ne Kosovë po ashtu edhe Belgjikë.

“Presioni ka qenë i dokumenteve tonë, faktikisht për të operu në treg duhet mu pajis me procedura të tjera; pëlqimi i ministrisë, komunës tek licenca, krejt qeto duhet mi kalu në administratë në dorë të disa personave në administratë”, ka thënë Balaj.

Ai e shpjegon se si ia bënin presionin që ta drejtonin kah ryshfeti. Nuk ishte as metodë e sofistikuar, por funksionoi.

“Janë vonu dokumente të cilat kanë mundur mu përfundu për një periudhë shumë të shkurtër”, ka thënë Balaj.

Biznesmeni kosovar ka dhënë një sqarim sa i përket Ministrisë.

“Apet po them jo Ministria po persona të caktuar që është një kompani lokale me na i blloku dokumentet, 8 herë ka ardhur Inspektoriati, krejt çka kanë kërkuar i kemi pasur pajiset”.

Biznesmeni kosovar për InDoks tregon edhe se si ra në kontakt me të personi që i kërkoj ryshfet para kesh.

“Faktikisht kompanisë tjetër i kanë ecur dokumentet shpejtë neve shumë ngadal, neve dikush na i ka ngadalësuar dokumentat na i kanë dërgu Inspektoriati me na bo presion”.

Balaj ka treguar se si zyrtari ia ka caktuar shumën dhe ku e takoi atë.

“Më kanë dërgu disa persona në Komunën e Obliqit me shku mi nxjerr disa dokumente u dal njeri më ka marrë me veti me ka dërgu në kafene me ka thënë nëse dëshiron dokumente prej Ministrisë do t’i kesh vetëm duhesh me pagu 5000 euro”, ka thënë Balaj.

Megjithëse në fillim dëshironte të punonte sipas ligjit, Balaj  ka treguar se pse i hyri më vonë vendosi që t’i hynte rrugës së ryshfetit?

“Pas konsultimit më policinë kam pranuar më dhënë shumën e parave, një person na ka thirr në telefon ka thënë shkoni merrni dokumentet në Ministri pastaj ejani tek kafeneja”.

Akuza për milionat që u kërkuan në emër të Fatmir Limajt

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, 213 milionë euro ka qenë vlera e investimeve të huaja gjatë vitit 2018 , kurse në vitin 2017, vlera e tyre ishte në 287 milionë euro. Shuma më e lartë e investimeve të huaja në Kosovë ka qenë 440 milionë euro në vitin 2007, ndërkaq më e ulëta, në vitin 2014 me vetëm 151 milionë euro.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, që vije nga partia e Fatmir Limajt, Endrit Shala ka folur për InDoks.

Shala nuk ka folur lidhur me humbjen e investitorëve të huaj.

“Po në dikasterin jemi përgjegjës për ligjin për investime deri tash kemi përmbi 12 investitorë të huaj të cilët janë interesuar të investojnë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Ministri Shala.

Për dallim prej të tjerëve, kur pyetet për rastet e korrupsionit që i prekin bizneset në Kosovë, Endrit Shala thotë që nuk i sheh ato si fenomen.

‘Rastet e korrupsionit në Kosovë janë raste të izoluara nuk janë fenomen”, ka shtuar Shala.

Insajderi kishte raportuar kohë më parë se si ai me biznesmenin Ilir Krasniqi, të dy të dyshuar nga prokuroria si mashtrues me viza të mbi 900 personave, e përmendin Fatmir Limajn si personi që kishte kërkuar ryshfete në vlera marramendëse. E këto akuza edhe publike edhe të injoruara, por edhe problemet e tjera që I hasin investitorët në Kosovë i shpjegon për këtë dokumentar Berat Rukiqi, që e drejton Odën Eknomike.

“Kjo konkurrenca e padrejtë që vjen si pasojë e favorizimeve të tilla duke dhënë dikush tjetër , nuk është mundësia e pabarabartë në treg dhe realisht në shumicën e rasteve krijohet nga zyrtarët dhe administratorë e inspektorë që kanë fuqi”, ka thënë Rukiqi.

Ai tregon edhe për problem ligjore që i ka vendi, e që në një formë a tjetër i çojnë biznesmenët drejtë haraçit e ryshfetit që duhet t’ua japin zyrtarëve të shtetit.

Mashtrimi me letra 

Në qytetin e Podujevës një kosovarë që jeton në Evropë po planifikonte që të investonte miliona euro. edhe të hapte vende të reja të punës. Por, doli që një arkitekt i lidhur me një drejtor të Komunës së Podujevës e kishte mashtruar duke i shitur një dokument të thjeshtë në emër të projektit. E megjithatë Komuna ia dha një leje. Por, dështoi deri tash që të investonte.Ai ka rrëfyer për InDoks rastin e tij me komunën që drejtohet nga Agim Veliu i LDK-së.

“Drejtori më përcaktoj një arkitekt të tij i cili gjithmonë në çdo takim thoshte se do t’i rrinte mbrapa këtij projekti, familjes time iu është prezantuar si Alban Rudari, mirëpo tani se është edhe mik i Durim Salihu, kryeinspektor në Komunës e Podujevës”, ka thënë biznesmeni kosovar .

Ai thotë së lidhjen me arkitektin që ia bëri projektin, e që i doli që nuk është projekt, ia kishte krijuar Durim Salihu, që aktualisht është Kryeinspektor i Podujevës.

“Nuk na kanë lënë asnjë lloj hapësire veq ta marrim si arkitekt Alban Rudarin  që ai projekt të projektohet vetëm nga ai”,  ka thënë Bulliqi.

InDoks e ka kontaktuar edhe Durim Salihun edhe përgjegjësit për komunikim në Komunën e Podujevës, por askush nuk është pajtuar që të flas për akuzat e biznesmenit Bulliqi. E ky biznesmen e akuzon direkt për këtë rast edhe Agim velin e LDK-së, Kryetarin e Komunës.

“Rastin e kam paraqit në Komunën e Podujëves, edhe ne mënyrë të hapur e kam akuzuar zyrtarin komunal Durim Salihut dhe jam i bindur se në atë kohë ka pasur ndikim vetë politika e kryetarit të Podujevës, Agim Veliut”.

Bulliqi tregon se pse u arrestuar në Aeroportin  e Prishtinës. 

“Policia e Kosovë më kanë arrestuar në aeroport,  pastaj erdhen policia e Podujëves me transformuan në Podujeve pasi Durim Salihu e ka bërë një padi ndaj meje për kërcënim”.

Ky biznesmen insiston që në këtë rast duhet të mbahet përgjegjës nga Prokuroria Agim Veliu.

“Agim Veliu ka arrit  ta mbrojë zyrtarin e tij komunal, jam plotësisht i bindur që të ngritet aktakuzë ndaj Durim Salihut po edhe ndaj kryetarit të Podujevës, duhet me ardh në Prokurori e dëshmu si është informuar qysh nga fillimi deri sot nuk ka marrë asnjë masë ligjore”, ka thënë Bulliqi.

E përtej këtyre telasheve, ky biznesmen a është penduar që deshi të investonte në Kosovë?.  Bulliqi ka treguar historinë e tij edhe biznesmenëve gjermanë

“Nuk e kam besu se në Kosovë ndodhin këto sene, Kosova mvaret nga investimet e huaja, çka me ka ndodhur mu nuk ja preferoj asnjë investitori gjerman me ardh me investu në Kosovë. Ne rëvisten gjermane ai ka tërhequr vërëjten investitorëve gjerman që mos të investojnë në Kosovë”.

Ai ka angazhuar në Kosovë një avokat, Nasuf Salihun i cili për InDoks shpjegon edhe problemat tjera që i hasi biznesmeni duke tentuar që të investojë në Kosovë.

“Sami Bulliqi është takuar me Durim Salihun dhe i njëtjii ka thënë që mundesh me hap një qendre tregtare rekreative mirëpo projektin duhet me paraqit tek Alban Rudari, ai është inxhinier”, ka thënë avokati Salihu.

Ai tregon se si në Komunën e Podujevës ishin orkestruar punët që edhe futja e dokumenteve në procedurë për leje të bëje jashtë orarit të punës e pa u regjistruar në mënyrë normale.

 “Projekti Sami Bulliqika kushtu 34-mijë euro dhe në bazë të atij projekti ka aplikuar në Komunën e Podujevës, që në këtë rast nuk ka qenë as kërkese. Ajo kërkese nuk është protokolluar, nuk  e di pse nuk e kanë dërguar në kohë”, ka than avokati i biznesmenit Sami Bulliqit.

Me gjithë këto probleme, Komuna e Podujevë i dha leje, dhe nuk ka pranuar që të shpjegoi ende se si ndodhi kjo.

“Në bazë të këtij projekti Komuna e Podujevës e ka lëshuar lejen për ndërtimin, lejen e ka paguar përafërsisht 15 mijë euro duke mos ditur fare për këto çështje Sami Bulliqi, inxhinerët e një firme tjetër e kanë vërejtur se ky nuk është projekt që janë disa vija të zeza në këto fletë të bardha”, ka shtuar avokati Hasani.

Ky avokat thotë se tash nën hetime është arkitekti Rudari që ia shiti projektin, që duket që nuk ishte projekt, por a duhet të futet në këtë rast si i dyshuar edhe drejtori komunal, Durim Salihu?

“Sami Bulliqi si investitorë ka harxhuar mbi 100 mijë euro, nuk ka ndërtuar asgjë, ai e ndjen veten të dëmtuar për këtë arsye”, ka thënë Nasufi.

Berat Rukiqi, që drejton Odën Ekonomike thotë se në Kosovë tashmë është krijuar një klimë që po i tremb investitorët.

“Problemi se kyç  investimet është që nuk zbatohen kontratat, pengohet biznesi, brenda natës krijohen ambient të pa parashikushëm, kjo i tremb investitorët e huaj”, ka thënë Rukiqi.

Me ligje të komplikuara e procedura tepër burokratike për leje e dokumente. Me gjykata që i zvarrisin lëndët me vite. Me zyrtarë që lypin ryshfet direkt, me para kesh. Me një imazh prej një vendi që ka

Kongresiti amerikan, Eliot Engel po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai bashkë me gruan e tij e kanë hedhur vallen tropojane gjatë ceremonisë së emërtimit të rrugës Ponoshec-Qafë Morinë me emrin e tij. Engel dhe bashkëshortja e tij i janë bashkangjitur valltarëve që morën pjesë në këtë ceremoni dhe që po e vallëzonin vallen e Tropojës nën tingujt e tupanit