Oriola dhe Kejvina ishin dy tifozet më seksi të kombëtares së Shqipërisë mbrëmë

Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella bënë spektakël mbrëmë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Islandës.

Shqipëria mbrëmë triumfoi në ndeshjen kundër Islandës, ndërsa për ta përcjellë ndeshjen kishte shumë interesim nga publiku, shkruan lajmi.net.

Për ta përcjellë nga afër këtë ndeshje ishin në tribuna edhe dy modelet e njohura shqiptare, Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella.

Modelet kanë publikuar në rrjete sociale disa video, teksa bënin tifo për kombëtaren dhe e gjithë vëmendja ishte tek ato.

Për ndryshe, mbrëmë ka luajtur edhe Kosova kundër Anglisë, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultat 5-3 në favor të Anglisë.