Një i vrarë e tre të plagosur në Lagjen e Spitalit

Njëri nga katër personat e dërguar në QKUK ka vdekur.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“4 persona kanë ardhur në emergjence, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, një ka vdekur nuk ka arrite me mbijetu. 3 të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente”, ka thënë Fazliu.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka thënë per lajmi.net se në orën 16:00 në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, janë plagosur katër persona.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka treguar Ahmeit. /Lajmi.net/