Berisha i gatshëm për Kosovën: E kam pritur këtë moment

Bernard Berisha është deklaruar i lumtur që është rikthyer te Kombëtarja e Kosovës.

Anësori është në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes, për dy ndeshjet e shtatorit, kundër Çekisë dhe Anglisë.

Berisha është në mesin e lojtarëve që nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me Kosovën, që nga koha e Bernard Challandes, dhe mund t’i jepet mundësia në mungesë të Arbër Zenelit dhe Milot Rashicës.

“Është kënaqësi gjithmonë të jem këtu. Jam ftuar sepse kam zhvilluar një kampionat shumë të mirë”, ka deklaruar Berisha në konferencë për shtyp në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, përcjell lajmi.net.

“Trajneri dhe të gjithë e dinë se jam në një moment shumë të mirë dhe kam dëshirë të japi më të mirën gjithmonë si për klubin ashtu dhe për Kosovën, por nuk e di pse nuk më është dhënë mundësia në asnjë ndeshje zyrtare”.

“E kam pritur këtë moment. Trajneri e di që jam këtu për me luajtur dhe shpresoj se do ta ndihmojë Kosovën. Shpresoj të arrijmë fitore”.