Qeveria e drejtuar nga LDK-ja nuk do të lejojë që njerëzit e pushtetit të kërkojnë hise në bizneset private

Sot, gjatë vizitës në Parkun e Biznesit në Drenas, kandidatja e LDK-së për kryeministre, znj.Vjosa Osmani, theksoi se bizneset kosovare do të trajtohen të barabarta para ligjit dhe prapë do të marrin frymë lirisht. “Trajtimi i barabartë para ligjit shkatërron monopolet dhe korrupsionin dhe garanton barazi dhe transparencë të plotë në relacionin biznes-shtet.
Sektori privat është gjenerator i zhvillimit dhe punësimit andaj edhe përbën thelbin e programit ekonomik të LDK-së”, ka thën Osmani.

Më tej ajo ka deklaruar se qeveria e ardhshme e udhëhequr nga LDK-ja do të garantojë që shteti dhe zyrtarët shtetëror nuk do të bëhen hisedar në bizneset private, të cilat janë themeluar e zhvilluar me kapitalin dhe mundin e sipërmarrësve kosovarë guximtarë. /Vizioni.info/