Margaret Atwood dhe Salman Rushdie, kandidatë për Booker Prize

Margaret Atwood dhe Salman Rushdie janë në mesin e gjashtë finalistëve të zgjedhur për Booker Prize 2019, çmim prestigjioz i letërsisë britanike.

Romancierja dhe poetja kanadeze është përzgjedhur për romanin “The Testaments”, vazhdimi i shumëpritur “The Handmaid’s Tale”, që do të dalë në ditët e ardhshme në Britaninë e Madhe.

Presidenti i jurisë, Peter Florence e cilësoi “The Testaments” si një roman të egër dhe mrekullueshëm që na flet sot me bindje dhe fuqi.

“The Handmaid’s Tale”, vepër e publikuar në vitin 1985 është është kthyer në serialin televiziv më të suksesshëm në vitin 2017 , botimi në anglisht i të cilit ka arritur në tetë milionë kopje të shitura në të gjithë botën.

Shpesh e përmendur për çmimin Nobel për Letërsinë, Margaret Atwood, 79 vjeçe, ka fituar tashmë Booker Prize në vitin 2000 për romanin historik “The Blind Assassin”.

Laureat i Booker Prize gjithashtu në vitin 1981 për romanin “Midnight’s Children”, Salman Rushdie, 72 vjeç, është zgjedhur për “Quichotte”, versioni modern i epopesë së ashtuquajtur pikareske të heroit Servantes zhvendosur në Amerikë.

.Çmimi i letërsisë Booker Prize do të jepet më 14 tetor