Këta janë kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri

Përmes një publikimi në Faqen Zyrtare, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, ka bërë të ditur se kjo qendër tashmë ka nominuar katër kandidatë për deputet në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Mbrëmë me datë 03.09.2019, u mbajt Mbledhja e Këshillit të Qendrës së Vushtrrisë, me ç’rast u prezantuan kandidaturat për deputetë dhe u votuan nga ana e delegatëve të Këshillit. Kandidatët e zgjedhur për deputetë nga Qendra e Vushtrrisë janë: Fjolla Ujkani, Besim Muzaqi, Sylejman Meholli dhe Gazmend Gjyshinca”, thuhet në njoftim. /Vizioni.info/