Dyshimi për pornografi me fëmijë, bastiset shtëpia e ish-yllit të Real Madrid

Policia gjermane ka raportuar të ketë kryer një kontroll në shtëpinë e ish-mbrojtësit të Real Madrid, Christoph Metzelder me dyshimin se posedonte dhe dërgonte pornografi për fëmijë.

38-vjeçari u kërkua nga policia t’i shoqëronte ata në shtëpinë e tij ndërsa ai ishte në një shkollë në Hamburg duke bërë një kurs trajnimi.

Ky lajm është raportuar së pari nga gazeta gjermane Bild dhe është konfirmuar nga burime policore, përcjell lajmi.net.

Bild thotë gjithashtu se Metzelder u raportua në polici nga një grua që ai ishte në një lidhje me të.

Ajo i tha policisë se ai do t’i dërgonte fotografitë dhe videot e saj të pahijshme në WhatsApp.

Metzelder luajti për Real Madrid midis viteve 2007 dhe 2010 dhe bëri 47 paraqitje për Gjermaninë.