Policia e Kosovës ka një njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës

Për nderë të  20-të vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan nesër i mirëpret të gjithë qytetarët e interesuar në vizitë të stacioneve dhe njësiteve të policisë.

Sipas njoftimit për media, vizitat  do të fillojnë nga ora 09:30 -15:00 h. 

“Të gjithë qytetarët e rajonit  janë të mirëpritur për vizitat që do ti realizoni në Policinë e Kosovës, duke ju falënderuar për interesimin e juaj, ju mirëpresim”, thuhet në njoftim.