F.C Vushtrria dhe udheheqja amatore !

Bekim Shotani pas tri ndeshjeve me F.C Vushtrrinë u shkarkua nga posti i kryetrajnerit, sa është i quditshëm ky lajm është aq iritues. Për ta shkarkuar një trainer duhet të bazohesh dikun oooooj udhëheqja amatore e F.C Vushtrrisë.

Jeni në Superligë duhet të keni një arsye për shkarkim , po ju nuk keni dalur me asnjë aryse. Në kohën kur Bekim Shotani e mori drejtimin e F.C Vushtrrisë ekipi ka qenë pa sponsorë të klubit, ka treguar gatishmëri dhe vullnet ka treguar profesionalizëm dhe përkushtim.

Tri ndeshje i ka zhvilluar me këtë ekip në superligë, në takimin e parë ka udhëtuar në LLap dhe ka pësuar disfatë ndaj një ekipi që synon kreun e tabelës një ekip shumë të përforcuar, ndeshja e dytë ishte kundër Trepçes ’89 ku ndeshja u zhvillua në Vushtrri dhe u ndan me rezultat 1:1 dhe ndeshja e tretë humbëm 2 :0 ngaGjilani.

Duke i analizuar këto tri ndeshje nuk ka pasur arsye të shkarkohet treneri Bekim Shotani, sepse dy ndeshje i ka humbur jashta terenit të Vushtrrisë dhe një ndeshje në Vushtrri me rezultat të barabartë 1:1. Kush janë ata “ekspert “ të fulbollit që ja kan mbushur veshet kryetarit të klubit ta shkarkojë Bekim Shotanin? Le të ta dalin mbi siperfaqe dhe ta arsyetojnë këtë vendim e mos të marrin vendime pa asnjë arsyetim .

I keni bërë dëm vetëm klubit këtë e shkruaj me përgjegjësi sepse traineri Shotani filloi ta konsolidojë ekipen dhe gradualisht rezultatet vijnë po fundi i fundit asnjë ndeshje nuk është humbur në Vushtrri. Megjithatë tani treneri Bekim Shotani është i shkarkuar dhe ka lënë një zbarstësi të madhe në klub, por si do të reflektojë më vonë kjo do të shihet në javët në vijim. Është dashur të pritet 11 ndeshje që ta merrni këtë vendim I nderuar kryetar i klubit .

Me tri ndeshje nuk mundet askush ta vlersojë një trener , kjo ndodh në Vushtrri e pikerishtë te nje trener që ka përkushtim të jashtëzakonshëm në ekip. Si është e mundur që kryetari i klubit të mos takohet fare me kryetrajnerin Bekim Shotani që të ja kumtoi lajmin se është shkarkuar kjo nuk ka kuptim sepse kjo frymë nuk bën të jetë në klubin e zemres Vushtrria, ndoshta kryetari i klubit nuk e njeh proceset se si duhet të shkojnë në klub mirpo është e rrugës ata që po ja mbushin veshët të jenë të sinqertë dhe ti tregojnë që kryetari i klubit duhet të takohet me trainer kur merren vendime të tilla.

Kushdo që vie në krye të klubit nuk e besoj që do të jetë më i përkushtuar si Bekim Shotani sepse kam pasur rastin ta shoh punën e Shotanit si në stervitje ashtu edhe në lojë, megjithatë vendimi është marrë por vendim i dëmshëm për ekipin sepse ka me shkuar kampionati duke shkarkuar trener. Do zoti e nuk ka gishtë politika sepse në fillim ka pasur qasje kogja në trasferimin e lojtarëve dhe siq flitet asnjë lojtarë nuk ka mundur të jetë pjesë e ekipit pa u lajmëruar në telefon te politika. Gabim është shkarkimi i Bekim Shotanit e shohim e bëjmë më vonë.