Molliqaj: Koalicioni LDK-VV nuk do bëhet kurrë, as pas zgjedhjeve

Ish deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se nuk ka shanca që të ndodh një koalicion LDK-VV pas zgjedhjeve.

Molliqaj po ashtu ka adresuar kritika të ashpra ndaj ish-partisë së tij, madje ka thënë se VV-ja nuk ekziston askund.

“Për mua VV nuk ekziston në këtë debat. Në kohën e zgjedhjeve të fundit asnjë njeri i PDK-së nuk vinte në debat, ndërsa sot VV e ka dërguar një analist që nuk ka dijeni për VV-në. Nuk mundem të flas me VV-në pa qenë ajo këtu. I ftojë publikisht që mos të frikësohen dhe të vijnë në debate”, ka thënë Molliqaj në “Pressing”