KQZ-ja vendos që OSBE-ja të ketë rol këshillëdhënës për zgjedhjet e 6 tetorit

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do ta asistojë Komisionin Qendror të Zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Përveç rolit të OSBE-së, anëtarët e KQZ-së u pajtuan që të martën të nënshkruajnë marrëveshjen me Komisionin Vëzhgues të BE-së.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se OSBE-ja do të ketë rolin e njëjtë sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara.

Ndërsa, kryetari i Këshillit për Buxhet dhe Financa, Ilir Gashi, bëri të ditur se këtë vit, do të jenë 895 qendra votimi, 4 më pak sesa në zgjedhjet e fundit.

Ndryshe, fushata për zgjedhjet e parakohshme, do të fillojë më 25 shtator dhe do të zgjasë 10 ditë.