E quante te dijshem,guximtar e te pakorruptuar , sot e quan te rrezikshem per Kosoven

Në maj të vitit 2017, Dardan Molliqaj fliste vetëm fjalë të mëdha për Albin Kurtin. Për njeriun që ai e cilësonte se ka personalitet që ngërthen dije, guxim e vendosmëri.

Madje, për Albin Kurtin, Dardan Molliqaj thoshte se është njeri i pakorruptueshëm e prijës i ndryshimit në Kosovë.

Të gjitha këto fjalë, ish-sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje i kishte bërë para zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, në të cilat Albin Kurti përfaqësonte VV-në si kandidat për kryeministër por dy vite me vone Kurti eshte i rrezikshem per Kosoven sipas Dardan Molliqaj..

Ne nje interviste per Interaktiv KTV Molliqaj u shpreh per Kurtin se është person i rrezikshëm dhe mashtrues. Personi në fjalë e ka më të rëndësishëm veten sesa Kosovën”, përfundon Molliqaj.