Nuk ka koalicion me LDK’në: Albin Kurti nuk dëshiron të jetë numri dy i Vjosa Osmanit

Ka kohë që Lidhje Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë biseduar për një koalicion të mundshëm parazgjedhor, madje kjo e fundit i dha një ofertë LVV, por duket se nuk i’u ka pëlqyer dhe e kanë refuzuar.

Marrëveshja në parim nga ana e LDK’së për Vetëvendosjen duket se nuk i’u ka pëlqyer këtyre të fundit, kjo marrëveshje parashihte se Vjosa Osmani të jetë Kryeministre, kurse Albin Kurti të jetë zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës.

Kjo marrëveshje në parim nuk ju ka pëlqyer anëtarëve dhe Kryesisë së VV’së, ku edhe kanë deklaruar se gjasat për një koalicion mes dy partive tanimë nuk janë të mundshme.

Ish-deputeti, Xhelal Sveçla, këtë veprim e ka quajtur si tinëzar nga ana e LDK’së duke përcaktuar ata emrin e kryeministrit.

“Vetëvendosja bëri maksimumin, duke mos paragjykuar as emrin e kandidatit për kryeministër, në mënyrë që gjithçka të vendosej së bashku nga VV e LDK, por me vendimin e pakoordinuar dhe tinzar për të nxjerrë kandidat për kryeministër, LDK tregoi se nuk dëshiron koalicion parazgjedhor”, ka shkruar Sveçla, transmeton Gazeta Metro.

Pas Sveçlës, një reagim ka ardhur edhe nga ish-deputetja e VV’së, Arbërie Nagavci, duke thënë se ç’kapjen e shtetit të Kosovës nga “Klani Pronto” nuk mund ta udhëheq LDK.

“Në zgjedhjet e parafundit, në qershor 2014, ne u tradhëtuam, kur pas VLAN-it, LDK shkoi me PDK-në duke shkelur marrëveshjen e 10 shtatorit 2014.Ne nuk mund të lejojmë të tradhëtohemi sërish, dhe do të fitojmë këto zgjedhje, sepse qytetarët e duan ndryshimin e vêrtetë. Në çkapjen e shtetit nga Klani Pronto nuk mund të udhëheq LDK”, ka shkruar Nagavci, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se Gazeta Metro ka publikuar sot marrëveshjen në parim që LDK i ka ofruar dje LVV në Hotel Sirius, ku parashihte Vjosa Osmanin si kryeministre dhe Albin si numri dy i saj në një Qeveri të ardhshme.

Po ashtu marrëveshja parashihte se në listën për deputetë nga ky koalicion të ishte 50 me 50 dhe të punohej për emrat më të mirë nga dy këto parti.

Po ashtu nga LDK kanë thënë se janë të gatshëm të hynë në koalicion me LVV, por vetëm që pozita e kryeministrit të ju takon atyre. /gazetametro.net/