F.C Vushtrria po ka frikë!

Shkruan: Fazli Muharremi

Duke i njohur shumë trainerë në Vushtrri, duke i njohur shumë adhurues të flaktë të F.C Vushtrrisë, duke i njohur shumë analista në kafe të cilët e dojnë këtë klub, por e kan një arsye ose një tjetër që nuk i shkruajnë disa fjali për ndeshjen e Superligës së Kosovës në Futboll, Vushtrria- Trepça 89 që përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Ishte një kënaqësi e veçantë kur tribunat e stadiumit ishin të stërmbushura me tifozë të klubit Vushtrria, rreth 5000 shikues, ishte një atmosferë e mrekullueshme me tifozët Forca, por të shkruajmë diçka për ndeshjen.
Shikuesit ishin lojtari i 12 –të i klubit tonë, po çka po ndodh me lojtarët në fushë?

A kemi lojtarë për Superligë?

F.C Vushtrria sikur po ka frikë, kjo u pa më së miri në këtë takim, duke e ditur se si vendës duhet të atakohet porta e kundërshtarit më shumë dhe kjo nuk ndodhi, në këtë takim kam vrejtur që mesfusha nuk ka funksionuar si duhet, lojtarët e mesfushës duhet të pranojnë top më shumë që të pasojnë pastaj te sulmi, ndërsa në mbrojtje shihej një stabilitet vetem te kapiteni, këtë stabilitet duhet ta kenë edhe mbrojtësit tjerë, megjithatë mbrojtjajështë kordinuar më vonë, por mesfusha nuk ka funksionuar dhe si pasojë e këtij mosfunksionimi ka ra edhe loja e ekipit, ndonjëherë nuk e përcjellë fati lojtarin mirpo në këtë ndeshje lojtarët e mesfushës nuk janë vrejtur dhe besoj që treneri e ka vrejtur këtë dhe do të bëj çmos që të jetë më funksionale. Dy lojatrët e ndeshjes padyshim që ishin Eri Lamçja numri 14 dhe Jasmin Raboshta numri 9 mund ta argumentoj, Eri ishte një lojtarë që dinte të krijonte hapsirë, ishte i shkathët dhe mbi të gjitha kishte angazhim maksimal dhe kjo vërehej, e dinte saktë se ku kishte dobësi kundështari dhe mendoj se është dashur të vazhdoj ndeshjen deri në fund sepse Eri mundej dhe kishte mundesi të vendoste për ndeshjen ndërsa golashenuesi Raboshta kishte shpejtësi dhe me plot kuptimin e fjalës e ka kryer detyrën në mënyrën më profesionale kishte shpejtësi dhe sikur e donte golin dhe e shënoi, këto tipare I kan pak lojtarë. Pjesa e dytë ishte në të mirë të Trepçës 89, Lojtarët Vushtrrias sikur harruan që janë në stadiumin e tyre dhe i kapi një panikë dhe ishin të lumtur me një barazim që këtë duhet gjithsesi ta largojnë nga kokat e tyre. Fati na ka përcjellur në pjesën e dytë sepse Trepça 89 ka mundur disa herë të shenoi, ishin të kordinuar shumë mirë në kundërsulme por edhe me kordinime. Në momentin kur bëhet ndërrimi dhe nga loja largohet lojtari I ndeshjes Eri 14 dhe angazhohet braziliani me numer 95 ateherë bie komplet loja e Vushtrrisë, mendoj se Eri kishte shpejtësi dinte të depertonte në 16 metersh ndërsa braziliani 95 nuk I posedonte këto tipare, në vend që të pozicionohej brenda 16 metershit pasi gajtësia e tij ja krijonte një hapsirë që të shenonte ai bëri gabim dhe u përqëndrua jashta 16 metershit dhe u duk që është lojtarë që nuk vendosë në ndeshje sepse në ato momente kur bëhet zavendësimi duhet ti tregohet që është sulmues, mendoj se këtu ka qaluar treneri Shotani duke mos e njohur mirë këtë lojtarë e futi në lojë dhe nuk tregoj atë se çka kemi pritur, në atë moment treneri është dashur ta aktivizoj një lojtarë këmbëshpejt që depërton në 16 metersh e jo këtë sepse nga ai moment ra ritmi i lojës. Megjithatë duke i parë vlerat e lojtarëve të Trepçes 89 ne duhet të gëzohemi me një barazim që në të ardhmen të konsolidohemi më mirë që mesfusha të funksionoj dhe ana e djathtë në sulm të jetë më e shpejtë.