Versioni i Adelina Ismailit per incidentin me Leonora Jakupin..

Adelina Ismaili, e ftuar në emisionin ‘Pressing’ të televizionit T7 ka treguar për herë të parë rreth zënkës së saj me këngëtaren Leonora Jakupi. Për ngjarjen e cila kishte ndodhur në vitin 2003, ishte shkruar shumë në gazetat e kohës dhe se ishte ngjarja më e përfolur e showbizit.

Ajo tha se për herë të parë filloi kur Leonora Jakupi duke ecur e goditi nënën e saj e pastaj nga aty filloi zënka, shkruan Express.

“Po ka pasur përleshje, po pse ka ndodhur e si ka ardhur kjo nuk e di” tha Adelina duke shtuar se “Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Ishte një gardërobë e ngushtë, ajo kaloj edhe e goditi mamin. Mami i bërtiti pak për stres të xhirimeve” tha ajo.

“Mami i tha ‘kadale moj çika ime’. Pastaj ajo e kapi për fyti, e unë kam ndërhy aty” tha Adelina, por nuk tha se nuk dëshiron të flasë më tepër për këtë temë.

Adelina tha se ende nuk e ka të qartë se a është rivale me të apo jo, duke shtuar se nuk ka asnjë xhelozi me askën.

“Faktikisht ende nuk e kam të qartë a jemi rivale apo jo, sinqerisht po e tham se në jetën time nuk kam pasur asnjë xhelozi për askën, e më pak për një vajzë të re, e le më për një këngëtare që ka kënduar në Koshare” tha ajo. /GazetaExpress/