Policia kërkon ndihmë – Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë

Policia e Rajonit të Pejës është në kërkim të Dukagjin Zeqir Ademaj.  Ky i fundit është i kërkuar për vjedhje të rëndë dhe për përdorim të armëve.

I kërkuari është nga fshati Lubovë e Istogut dhe ka katër vepra penale.

Policia bën thirrje se nëse e shihni këtë person të lajmëroni menjëherë. /Indeksonline/