Festivali “Takimet e poeteshave shqiptare”, do të mbahet sivjet për herë të 37 në Vushtrri

Siçka njoftuar drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Vushtrrië, Fatmire Cecelia, sivjet do të mbahet edicioni i 37-të i Festivalit tradicional “Takimet e poeteshave shqiptare”, në Vushtrri.

Ajo ka thënë se janë në përgatitje për mbajtjen e këtij aktiviteti, si dhe ka ftuar të gjitha poetet nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe më gjerë që të konkurojnë dhe të jenë pjesë e festivalit.

Po ashtu, është bërë e ditur se është hapur edhe konkursi për pranimin e poezive, ku do të jetë i hapur deri më 4 shtator, kurse deri më 13 shtator do të njoftohen poetet, poezia e të cilave është përzgjedhur nga juria për të qenë pjesë e manifestimit. /Vizioni.info/