Sqarimi i fushës antimagnetike

Fizika simetrike, udhëtim drejt universit (6)

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Kurse kahja e kësaj fushe që buron nga anët anësore është e kundërt me fushën magnetike që buron nga polet magnetike, prandaj këtë fushë unë do ta quaj fushë antimagnetike ((-B) ⃖) e vet atij magneti.

Marrim dy vija të fushës magnetike (A B) që kalojnë nëpër cilindrin magnetik me pole (N S), polet e të cilit janë të mbuluara me pllaka nga hekuri (A) dhe (B) (shih figurën 30).

Siç po shihet nga figura, vija (a) arrin të kalon përtej momenteve magnetike të pllakës se polarizuar (B) dhe kalon nga sipërfaqja e jashtme e pllakës së hekurit (B) duke hyrë në pllakën e hekurit (A) që është e vendosur mbi polin magnetik (S).

Kjo quhet fusha magnetike e magnetit (N S), dhe shënohet me ((B)) ⃗, sepse ka kahje të njëjtë dhe drejtim të njëjtë me fushën magnetike që buron nga poli magnetik (N) dhe hyn në polin magnetik (S) kur nuk janë prezentë pllakat.

Nga ana tjetër, për dallim nga vija (a) tani vija (b) nuk mund t’i kalojë pengesat që në këtë rast janë momentet magnetike të pllakës së hekurit (B).

Kjo ndalesë e detyron vijën e fushës magnetike (b) që ka ngelë midis poleve magnetike të fryhet dhe të eksplodojë nga mesi i magnetit dhe të zgjerohet në të gjitha drejtimet ngjashëm sikur fusha magnetike ((B)) ⃗.

Prandaj kjo fushë magnetike që buron nga ana anësore e poleve magnetike unë do ta quaj fushë antimagnetike ((-B) ⃖) sepse ka kah të kundërt, intensitet të ndryshëm dhe drejtim të njëjtë me fushën magnetike.

Ligji i ri mbi praninë e fushës antimagnetike ((-B) )

Fusha antimagnetike lind atëherë dhe vetëm atëherë kur polet magnetike të magneteve mbulohen me materiale ferromagnetike, dhe buron vetëm nga ana anësore e magneteve në mes të dy poleve magnetike, si dhe ka kahje të kundërt me fushat magnetike ((B)) ⃗ të vetë atij magneti nga i cili buron fusha antimagnetike ((-B) ⃖.

Argument

Tani kthehemi edhe një herë te krijimi i fushës magnetike nga tornadot elektromagnetike te toka, dielli dhe secili trup tjetër qiellor që posedon fushë magnetike me një intensitet të caktuar.

Në momentin kur është formuar fusha magnetike e këtyre trupave qiellorë, nën veprimin e forcës tërheqëse të poleve magnetike, por edhe me ndihmën e fenomenit të tornados elektromagnetike,tërë materialin likid të hekurit e kanë tërhequr dhe bartur nga të gjitha anët në drejtim të poleve magnetike.

Kjo masë e hekurit mbi polet magnetike të këtyre trupave qiellorë është magnetizuar, prandaj të dy polet magnetike nën veprimin e forcës tërheqëse, i kanë tërheqë në drejtim të poleve magnetike (N S) momentet magnetike nga shtresat e hekurit likid që është grumbulluar mbi polet magnetike (shih figurën 31 a).

Lëvizja e këtyre momenteve magnetike nga shtresat e hekurit në drejtim të poleve magnetike ka drejtim të njëjtë dhe kahje të kundër.

Në këtë mënyrë intensiteti i fushës magnetike është rritur në hapësirën në mes të dy polet magnetike dhe shtresës së hekurit,në vlerën proporcionale me intensitetin e fushës magnetike të vetë magnetit, dhe masën e hekurit të polarizuar mbi polet magnetike. Kjo vlerë mund të jetë edhe dhjetëra apo qindra herë më e madhe.

Kjo rritje e fushës magnetike qarkullon nga poli magnetik i jugut (S) në drejtim të polit magnetik të veriut (N).

Në momentin kur ky fluks magnetik arrin në polin magnetik të veriut (N) një pjesë kalon nga ky pol magnetik në formë të fushës magnetike dhe zgjerohet në të gjitha anët, kurse pjesa më e madhe ndalon në dalje të polit magnetik (N)për shkak të prezencës së momenteve magnetike që janë formuar në shtresën likide të hekurit.

Në këtë rast, për shkak të kësaj pengese nga sipërfaqja e dipoleve magnetike të këtyre trupave qiellorë, shpërthejnë fushat antimagnetike që kanë kah të kundërt me fushat magnetike po të këtyre trupave qiellorë.

Veprimi i fushës antimagnetiketë tokës mbi fushën magnetike

Kjo fushë antimagnetike ((-B) ⃖) që buron nga mesi i magnetit në formë të një eksplodimi të fuqishëm, i godet vijat reale të fushës magnetike ((B)) ⃗dhe i largon me forcë shtytëse nga sipërfaqja emagnetit, nga pozicioni (d1) në (d2) varësisht nga intensitetit të fushës antimagnetike (shih figurën 34).

Ky largim i vijave të fushës magnetike shkakton rënien e intensitetit të fushës magnetike ((B)) ⃗në mesin e magneteve ashtu siç u vërtetua në eksperimentin numër 8 ku kishim rënie të intensitetit të fushës magnetike pas vendosjes së pllakave të hekurit nga 210 mT në 85mT.

Ligji i zbritjes së fushës magnetike

Shkaktar kryesor që e zbret intensitetin e fushës magnetike të një magneti janë vetëm fushat antimagnetike ((-B) ⃖) që burojnë nga vetë ai magnet. Vijat e fushës antimagnetike ((-B) ⃖) i godasin vijat e fushës magnetike ((B)) ⃗ dhe i largojnë në distanca të ndryshme varësisht nga intensiteti i fushës antimagnetike të atij magneti ((-B) ⃖) dhe materialeve feromagnetike që ndodhen mbi polet magnetike të magneteve permanente.

Argument

Shkaktar kryesor që e zbret intensitetin e fushave magnetike te toka, dielli apo çdo trup tjetër qiellor janë prezenca e hekurit likid mbi polet magnetike dhe fusha antimagnetike që buron nga këta trupa qiellorë.

Zbritja e intensitetit të fushës magnetike te toka, nga këta dy faktorë jetikë të lartpërmendur, planetin tonë e ka shndërruar në një planet të banuar për njeriun.

Prandaj fusha antimagnetike e tokës, jo vetëm që e shpërndanë intensitetin e fushës magnetike të tokës, por na mbron edhe nga fushat magnetike të diellit dhe të gjithë trupave të tjerë qiellorë.

Intensiteti i fushës antimagnetike i tokës

Eksperimentalisht prezencën e fushës antimagnetike ((-B) ⃖)e kam gjetur, por intensitetin e fushës antimagnetike ((-B) ⃖) nuk ekziston ndonjë aparaturë që e detekton dhe e bën matjen e saj.

Gjithashtu llogaritja precize e fushës antimagnetike ((-B) ⃖) është tejet e ndërlikuar dhe tani është shumë problematike një formulim i saktë për llogaritjen e këtij intensiteti. Intensiteti i fushës antimagnetike varet nga shumë faktorë që e rrethojnë.

Intensiteti i fushës magnetike ((B) )  të vetë magnetit

Sasia e materialeve ferromagnetike që ndodhen mbi polet magnetike të atij magneti si dhe intensiteti i fushave magnetike ((B) ) ⃗dhe antifushave magnetike ((-B) ⃖) të trupave të gjithë trupave që e rrethojnë atë magnet.

Ndikimi i fushës magnetike të trupave të tjerë qiellorë qoftë i diellit, Jupiterit, Saturnit, Uranit, Neptunit dhe trupave të tjerë qiellorë mbi tokën nxirret nga eksperimenti numër 6, vetëm se në këtë rast pllakës së hekurit e cila është e polarizuar me polet (N S), ia afrojmë magnete ma pole të njëjta (N N) dhe të kundërta (N S) rezultati ndryshon.

Polet e njëjta të pllakës së hekurit dhe magnetit (S S), ndikojnë në rritjen e fushës magnetike në mes të magnetit, e cila ndikon në zvogëlimin e fushës antimagnetike të tij (shih figurën 31).

Kurse polet e kundërta të pllakës së hekurit dhe magnetit (N S), ndikojnë në zvogëlimin e fushës magnetike në mes të magnetit e cila ndikon në rritjen e fushës magnetike të tij (shih figurën 32).

Argument

Llogaritja e saktë e fushës antimagnetike që buron nga toka është proces tejet i komplikuar sepse kjo varet nga shumë faktorë.

Vlera e intensitetit të fushës antimagnetike të tokës nuk është konstante, kjo ndërron kohë pas kohe dhe nga një vend në tjetrin.

Faktorët që ndikojnë në intensitetin e fushës antimagnetike janë: Intensiteti i fushës magnetike mbi polet e dipolit magnetik të tokës, shtresa përkatësisht masa e hekurit që ndodhet mbi polet magnetike, distanca e Hënës nga toka, dhe pozita e Hënës ndaj tokës, distanca e tokës nga dielli, dhe trupave të tjerë qiellorë, dhe prezenca e fushave magnetike dhe antimagnetike e të gjithë trupave qiellorë nëpër të cilat kalon toka.

Një formulim më i saktë për ta llogaritur intensitetin e fushës antimagnetike që buron nga një trupë qiellorë, nëse marrim parasysh fushat magnetike dhe fushat antimagnetike të trupave të tjerë qiellorë që veprojnë mbi atë trup, llogaritet përmes këtij formulimi.

Por për t’i thjeshtësuar gjërat intensitetin e fushës antimagnetike nëse nuk marrim parasysh fushat magnetike dhe antimagnetike që veprojnë mbi atë trup e llogarisim nga formulimi:

((-B)) ⃖=B ⃗ •d_N/d_S njësia=Tm/m =T

((-B)) ⃖intenziteti i fushës antimagnetike

B ⃗Intenziteti i fushës magnetike mbi polet e dipolit magnetik (N S) të atij trupi qiellorë

d_N Trashësia e hekurit mbi polin magnetik (N)

d_S Trashësia e hekurit mbi polin magnetik (S)

((+/- B_(N→S))) ⃖  ⃗_intenziteti i fushave magnetike dhe antimagnetike që burojnë nga polet (N) dhe bien në polin(S) të atij trupi.

((+/- B_(N→N))) ⃖  ⃗intenziteti i fushave magnetike dhe antimagnetike që burojnë nga polet (N) dhe bien në polin(N) të atij trupi.

Sqarim

Raporti në mes d_N dhe d_S i marrim si të barabarta, por te trupat qiellorë vështirë të jenë të barabartë, gjithmonë poli magnetik i veriut (N) ku buron fusha ka intensitet më të lartë. Kjo është vërejtur edhe në sqarimin e figurës 20. Prandaj trashësia e materialit të hekurit mbi polin magnetik (N) thuajse gjithherë është më e madhe sesa te poli magnetik (S). Këtë mund ta vërejmë eksperimentalisht nëse një sferë të hekurit e vendosim në mes të magnetit, ajo do te shkojë në drejtim të polit magnetik të veriut (N). Vijon.