Konfiskohet arsenal armësh në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative te shtënave neper ahengje/dasma dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka siguruar informata në rrugë operative se disa persona të dyshuar neper Dasma/ahengje te ndryshme kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ekspozuar armë të ndryshme në kundërshtim me ligjet aktuale në Republikën e Kosovës, gjë që paraqet shqetësim për banorët.

Prandaj, me qëllim të parandalimit të ndonjë incidenti tjetër dhe largimin e armëve që janë në posedim të paligjshëm, Stacioni Policor në Malishevë ka përpiluar një plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Me 9 gusht dhe me 20 gusht 2019 Stacioni Policor në Malishevë, mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë, ka kryer kontroll (bastisje) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse ne gjashtë lokacione.

Gjatë dy operacioneve policore në fjalë janë arrestuar shtatë meshkuj të dyshuar për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm: L.H. 1981, E.E. 1960, D.K. 1947, F.A. 1966, S.R. 1969, A.R. 1964 dhe F.R. 1992. 

Gjate këtyre kontrolleve (bastisjeve) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar këto armë dhe municione: një AK 47, një pistoletë Beretta, një pistoletë modeli M70 ZASTAVA, pesë pistoleta me gaz, një pushkë përsëritëse (pesëshes), tri armë gjuetie, 254 copë fishekë të kalibrave te ndryshëm, 52 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, 1 karikatorë të armës automatike dhe 8 karikatorë të pistoletës.

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, pas përfundimit të procedurave policore, personat e arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt