E QUDTISHME:DEPUTETI I AAK-SË E KRAHASON AUTOSTRADËN E DUKAGJINIT ME BUKË

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë se është pro shtrimit të autostradës së Dukagjinit, shkruan Insajderi.

Nitaj përmes Facebook ka treguar se i janë dashur dy orë që të shkojë nga Peja në Prishtinë dhe sipas tij, kjo rrugë ka mbetur si në kohën e Krajlit.

“Prandaj autostrada e Dukagjinit na duhet si buka. Nuk trajtohet kjo pjesë e Kosovës, si me qenë Metohi”, është shprehur Nitaj.

Ai ka shkruar se kundërshtuesit e këtij projekti e kanë gabim kur e trajtojnë Dukagjinin në këtë formë./