A ËSHTË E GATSHME VV TË HYJË NË KOALICION ME PSD-NË?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Socialdemokrate, e cila përbëhet nga ish-anëtarë të LVV-së të cilët u larguan nga Lëvizja rreth dy vite më parë.

Në një intervistë me Insajderin të hënën, Nagavci ka thënë se vetëm pas rezultatit të zgjedhjeve do të mund të negocionin me PSD-në për një bashkëpunim të mundshëm.

Deputetja Ngavaci ka deklaruar se një koalicion i mundshëm me PSD-në do të ndodhte sikurse 12 deputetët e larguar nga Lëvizja Vetëvendosje drejt PSD-së të rikonfirmimin besimin e qytetarëve, meqë sipas saj ata morën këto mandate derisa ishin pjesë e VV-së.