Meta: Kriza në Shqipëri ka lidhje me dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke folur sot në RTV21 lidhur me krizën e rëndë politike në Shqipëri ka deklaruar për herë të parë se “kjo krizë artificiale në të cilën ndodhet Shqipëria dhe që nuk e meriton populli shqiptar, padyshim që për mendimin tim ka një lidhje edhe me zhvillimet në Kosovë, me dialogun Kosovë-Serbi”.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetari:Ndoshta ka qenë në dietë. Përse zgjedhjet në Shqipëri dhenë Kosovë faktikisht po bien në të njëjtën kohë? Po mendoj që do të bien. Mos ndoshta është problemi i njëjtë si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri?

Presidenti Meta: Ajo që dua të them, me bindje të plotë, është se kjo krizë artificiale në të cilën ndodhet Shqipëria dhe që nuk e meriton populli shqiptar, padyshim që për mendimin tim ka një lidhje edhe me zhvillimet në Kosovë, me dialogun Kosovë-Serbi.

Shiko Videon: