FRIKA E VETËFUNDOSJES DHE ZGJEDHJET E PARAKOHSHME

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj, Kosova është drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas të gjitha gjasave, e diela e pestë e shtatorit, pra 29 shtatori do të jetë data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.  Thaçi do ta shpallë 29 shtatorin si datë zgjedhjes  pasi të shpërndahet Parlamenti.

Ndërkohë, më 22 gusht, pritet të shpërndahet Parlamenti. Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmri Limaj dhe Isa Mustafa e Albin Kurti kanë kërkuar të shkohet në zgjedhje dhe të shpërndahet Parlamenti.

Fushata edhe pse jozyrtarisht ka nisur, liderët kanë nisur takimet me struktura partiake e me qytetarë të cilët deri në këtë kohë i kishin harruar e fare nuk ju binte në mend për ta, dikush qytetarëve ju flet për luftim të korrupsionit, dikush ju flet për integrim europian, dikush i vendos vijat e kuqe e dikush kërkon strehim te ata që deri dje i ka quajtur ministra të Rrahmon Morinës, krejt kjo se ka frikë të madhe nga vetëfundosja.

Partia Demokratike e Kosovës me kandidat z.Kadri Veselin, njëra ndër partitë më të mëdha asesi dhe në asnjë mënyrë nuk e besoj se ka gjasë të dalë e para si parti e vetme. Kjo parti me patjetër e ka të hyjë në koalicion parazgjedhor e t’i bashkojë forcat me njërën nga partitë parlamentare të tanishme, çdo koalicion tjetër me parti të vogla do e sjellë vetëm humbjen e
kësaj partie e asgjë tjetër, nëse partia demokratike hyn në zgjedhje bashkë me AAK-në dhe Nismën si blloku i ashtuquajtur PAN 2, ka gjasa të medha të dalin përsëri të parët, por këtë herë me përqindje më të lartë se para dy viteve. Kam nje bindje të fuqishme se nëse përsëri aktualizohet PAN, atëherë ka pak rëndësi nëse LDK-ja bashkon forcat me VV-në ose edhe me të gjitha partitë e tjera. Po e përsëris se çdo hyrje e PDK-së si e vetme në zgjedhje është humbje e sigurt.

Lidhja Demokratike e Kosovës si partia me e madhe aktualisht në kuvendin e Kosoves, duam apo nuk duam është favoritja kryesore për të dalë si Partia e parë në këto zgjedhje nëse të gjitha partitë e mëdha hyjnë si të vetme. Deri para zgjedhjeve të brendshme të kesaj partie në të gjitha sondazhet këtë parti e vendoseshin si të paren me një përqindje më të lartë se partia e dytë, por pas zgjdhjes së Isa Mustafës në krye të kesaj partie, kjo përqindje ka shënuar rënie tash partia e akademikëve përsëri radhitet si e para, por me një përqindje më të vogël. Pa marrë parasysh se cili do te jete kandidati i kësaj partie për kryeministër, nëse kjo parti hynë e vetme në garë dhe partitë tjera të mëdha hyjne të vetme pa asnje dyshim kjo parti do te del e para. Çdo koalicion parazgjedhor i kesaj partie me VV- në është humbje e madhe.

VETËVENDOSJA asesi dhe në asnjë mënyrë nuk do te guxojë të hyjë e vetme në zgjedhje, gjë që na e vërteton edhe përpjekjet e mëdha të liderit të kësaj partie që me çdo kusht po tenton të hyjë në koalicion me lidhjen demokratike. Albin Kurti e ka humbur ajken e partisë, ka humbur
njerëzit apo fytyrat më të ndritura, të cilat e kane ndihmuar shumë në rritjen e kësaj levizjeje. Albin Kurti është shumë i vetëdijshëm se çdo shkuarje e tij në zgjedhje si i vetëm është humbje për të. Nëse VV hynë e vetme në zgjedhje, jo që nuk ka gjasë që të bëhet kryeministër, por as që
t’i fitoj më shume se 15 vende të legjislaturës së re, pra nëse VV ka pretendime të qeverisë me vendin e ta bëjë Albin Kurtin kryeministër e ka me patjetër të hyjë në koalicion parazgjedhor me njërën nga partitë e mëdha. Një fakt tjetër për dështimin e Albin Kurtit është edhe fakti se më
shumë është marrë me partinë opozitare të PSD-së, të cilët në shumicën e rasteve i ka quajtur partiqkë sesa partitë në pushtet, gjë që populli nuk do t’ia falë.

AAK ndoshta partia me rritjen më të madhe aktualisht në vend, gjë që na e dëshmojnë edhe sondazhet e publikuara. Kjo parti e cila edhe ka udhëhequr me qeverinë e këtij vendi ka shënuar rritje të mëdha dhe padyshim që llogaritet si njëra ndër partitë kryesore për udhëheqjen e
qeverisë edhe për vitet në vazhdim. Kjo parti sipas informatave të fundit është afer koalicionit me dy partitë e tjera parlamentare me PSD-në e Shpend Ahmetit e cila as në ëndrra nuk mund ta kalojë pragun e vetme dhe i duhet patjetër një koalicion me ndonjë parti më të madhe duke e
parë afërsinë e Shpend Ahmetit me kryeministrin në detyrë dhe liderin e AAK-së Ramush Haradinaj, besoj se këto dy parti do t’i bashkojnë forcat para zgjedhjeve dhe do t’i hynë gares si të bashkuara. Po ashtu AAK do të tentojë që të hyjë në koalicon edhe me partinë tjetër me program të majtë socialdemokrat, pra me Nismen e Fatmir Limaj. Nëse arrihet koalicioni AAK- NISMA-PSD do të ketë gjasa të mëdha që të fitojë një numër të konsiderueshëm të ulëseve në legjislaturën e re parlamentare e mos ta përjeshtojmë mundësinë që nga ky koalicion të del edhe kryeministri i ardhshëm i vendit.

Nisma Socialdemokrate, kjo parti për dallim prej partive të vogla e ka të sigurt hyrjen në parlament me në numër të konsiderueshëm prej 6 deri në 7 deputetë nëse hyn e vetme në zgjedhje e kjo dallon nëse hyn e bashkuar me ndonjë parti tjetër e atëherë besoj që do të marrë një numër më të madh të vendeve.

AKR, çfarë të themi për partinë e Behxhet Pacollit, parti kjo që nga gjiri i LDK-së kaloi në gjirin e PDK-së, gjë që mendoj se do të vazhdon përsëri të qëndron në gjirin e kësaj partie pasi që si e vetme nuk ka asnjë gjasë që ta kalojë pragun prej 5 %, sipas sondazheve të fundit AKR nuk mund të marrë më shum se 3.5% të votave në zgjedhjet e parakohshme dhe i duhet me patjetër të bashkojë forcat me ndonjë parti më të madhe e gjasat më të mëdha janë që të vazhdojë me PDK- në duke parë edhe afërsitë e zyrtarëve më të lartë të dy partive me njëri- tjetrin.

PSD, parti kjo e riaktualizuar së fundi nga ana e figurave më të rëndësishme të Vetëvendosjes ende në fazën fillestare të formimit të degëve në qytetet e Kosovës, veten e sheh në parlament vetëm nëse i bashkon forcat me njerën prej partive të mëdha, përndryshe e pret fati i partive të
shuara pasi që sipas sondazheve nëse hyn e vetme nuk mund të merr më shumë se 2.1%. Dallimi i kësaj partie me Vetëtvendosjen qëndron në faktin se VV i ka votat për ta kaluar pragun por nuk ka kuadro, kurse PSD ka kuadro por nuk ka vota per ta kaluar pragun. Një gjë është e sigurt na pret një vjeshtë plot me zhvillime politike që asnjeherë më parv nuk kemi parë deri më tani në historinë e Kosovës së pasluftës.

Kosova dëshiron ndryshim e ndryshimi vijnë së bashku, përndryshe disa i pret fundosja e thellë./Shkelzen Osmani/Vizioni.Info/