Bashkimi i bërthamave të ciklonit dhe tornados elektromagnetike

Fizika simetrike, udhëtim drejt universit (2)

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Forca tërheqëse e bërthamës së ciklonit të tokës e ka tërhequr rreth vetes bërthamën e tornados elektromagnetike e cila ishte më afër. Në këtë mënyrë, pas një kohe, bërthama e tornados elektromagnetike përfundon në brendësi të sferës feromagnetike me rreze prej 3846 km, në qendër të së cilës ndodhet bërthama e ciklonit.

Me faktin se bërthama e ciklonit tokësor ka të njëjtin element të përbashkët (aX) me bërthamën e tornados elektromagnetike, atëherë gjatë reaksionit bërthama e tornados elektromagnetike përfundon në bërthamën e ciklonit tokësor duke e formuar një bërthamë të vetme të dy fenomeneve (shih figurën 5).

Lindja e rrymës elektrike dhe fushës magnetike

Valët që burojnë nga bërthama e tornados elektromagnetike në brendësi të sferës ferromagnetike të tokës i përziejnë elementet ferromagnetike brenda sferës, përkatësisht nikelin dhe hekurin. Me faktin se lartësia e tornadove përgjatë boshtit (y) është shumë më e madhe se gjerësia e saj në drejtim të boshtit (x), prandaj edhe përzierja e elementeve të hekurit (Fe) dhe nikelit bëhet në formën cilindrike.

Prania e tornados elektromagnetike në një formë a tjetër e krijon një rrymë elektrike, e cila qarkullon përgjatë formës cilindrike të tornados elektromagnetike.

Kjo rrymë elektrike mund të krijohet gjatë përzierjes së metaleve të nikelit dhe hekurit (Fe) ashtu siç mendohet sot, apo mund të krijohet gjatë fërkimeve të ndryshme, gjatë rrotullimeve ekstreme të tornados elektromagnetike brenda bërthamës së tokës. Tani për tani është mjaft vështirë të dihet se cili është burimi i kësaj rryme elektrike, por sido që të jetë, nga kjo rrymë elektrike formohet fusha magnetike e tornados. Për këtë arsye, tornadoja është burim i rrymës elektrike nga e cila krijohet fusha magnetike, për këtë arsye e merr emrin bërthama e tornados elektromagnetike.

Tornadoja elektromagnetike mund të ketë formën e cilindrit të drejtë apo të lakuar, si dhe mund të ketë çfarëdo këndi brenda trupave qiellorë (shih figurën 6).

Forcat e veprimit të tornados elektromagnetike në planetin e tokës

Siç po shihet,brenda strukturës së brendshme të tokës njëkohësisht veprojnë dy forca: Forca e parë është forca e ciklonit që rrotullon planetin e tokës rreth boshtit të vetme një shpejtësi këndore ɷ1, kurse ky bosht quhet boshti gjeografik i rrotullimit të tokës kurse; Forca e dytë është forca e tornados elektromagnetike e cila rrotullohet brenda ciklonit me shpejtësi këndore ɷ2, nga e cila krijohet rryma elektrike dhe fusha magnetike (shih figurën 7). Vlen të theksohet se shpejtësia këndore e tornados elektromagnetike ɷ2, është shumë here më e madhe se shpejtësia këndore e rrotullimit të Tokës, prandaj tornadoja konsiderohet si një robot që rrotullohet brenda një statori, princip i njëjtë me  gjeneratorët.

Fusha magnetike e tokës, eksperiment i parë

Duke u bazuar në argumentin e lartpërmendur, ku tornadoja elektromagnetike gjatë rrotullimeve me shpejtësi ɷ2 brenda ciklonit e formon fushën magnetike, atëherë forma e këtij dipoli magnetik brenda strukturës së brendshme të tokës, e merr  formën e një cilindri magnetik nga i cili buron fusha magnetike.

Për ta ndërlidhur këtë fenomen, le ta marrim një magnet në formë cilindrike,i cili posedon një fushë magnetike  ku vlera e intensitetit të fushës magnetike në të dy polet e magnetit (N) dhe (S) më një ndryshim të vogël arrin vlerën e 320 mT. Kurse vlera e intensitetit të fushës magnetike në mes të magnetit ka vlerën e 210 mT (shih figurën 8).

Nga magnetizimi e dimë se vijat e fushës magnetike burojnë nga poli magnetik i veriut (N), dhe hyjnë në polin magnetik të jugut (S). Nëse nga cilado anë afrojmë afër cilindrit, sfera apo grimca nga materiali i hekurit (Fe), ato njëkohësisht do të magnetizohen dhe do tërhiqen nga magneti cilindrik.

Eksperimentalisht do të vërtetohet se sferat apo grimcat e hekurit (Fe) nuk do të qëndrojnë rreth mesit të magnetit, por të gjitha do të përfundojnë vetëm në polet magnetike të atij magneti, qoftë në polin magnetik të veriut (N) apo polin magnetik të jugut (S). Por eksperimentalisht vërtetohet se nga poli magnetik i veriut (N) grimcat e hekurit anojnë më shumë (shih figurën 9).

Vërtetim

Bazuar në këtë eksperiment të thjeshtë që mund të vërtetohet në çdo kohë,mund të themi se ngjashëm edhe në sferën ferromagnetike që ndodhet në strukturën e brendshme të Tokës ndodhë i njëjti fenomen, me ç’rast cilindri magnetik i formuar nga tornadoja elektromagnetike, gradualisht dhe kohë pas kohe të gjithë materialin ferromagnetik përkatësisht hekurin e katër heqë nga anët anësore, dhe e bartë në polin magnetik të veriut (N) me shumë, dhe polin magnetik të jugut (S) ashtu siç shihet në figurën 10.

Nëse kemi një dipol magnetik brenda tokës që e shkakton fushën magnetike, dhe nëse hekuri ndodhet në gjendje likide, ai gjithsesi do të bartet nga të gjitha anët në polet magnetike të tokës.

Bazuar në këtë formë eksperimentale, mund të konkludojmë se struktura e brendshme reale e tokës,ndryshon tërësisht nga struktura e tanishme që njihet dhe pranohet nga të gjithë shkencëtarët e të gjitha kohërave duke përfshirë edhe NASA-n, si agjencinë më të fortë për zbulime shkencore.

Në bazë të këtij eksperimenti, mund të themi se, absolutisht nuk është e vërtetë se bërthama e brendshme e tokës me rreze 1216 km, është e përbërë nga hekuri dhe një sasi e vogël e nikelit, si dhe rreth 10 për qind elemente të lehta si dhe absolutisht nuk është e vërtetë se bërthama e jashtme e tokës me rreze prej 2270 km, përbëhet kryesisht nga një përzierje ndërmjet hekurit (Fe) dhe nikelit, prej të cilës përzierje krijohet rryma elektrike dhe fusha magnetike, kurse shtresat e tjera të tokës le të mbesin ashtu siç janë mbështjellësi i brendshëm apo manteli i brendshëm i tokës me rreze 2185 km dhe mbështjellësi i jashtëm apo manteli i jashtëm, së bashku me sipërfaqen me rreze nga 0 deri në 700 km.

Prandaj brenda strukturës së brendshme të tokës ,apo brenda tornados elektromagnetike ndodhet vetëm dipoli magnetik në formë cilindrike, por jo cilindër drejtëvijor, por i lakuar (shih figurën 6 dhe 11).

Prandaj struktura e brendshme e tokës në bazë të këtyre të dhënave merr një formë tjetër me elemente përbërëse ashtu siç shihet në figurën 12.

Përfundim

Brenda strukturës së brendshme të tokës, Diellit, Jupiterit… dhe të secilit trupë qiellorë rreth të cilit rrotullohen trupa të tjerë qiellorë, ka një cilindër qoftë drejtëvijorë apo i lakuar të përzierjeve hekur – nikel, nga e cila përmes tornados elektromagnetike formohet rryma elektrike dhe fusha magnetike kurse në anën e epërme të këtij cilindri, përkatësisht mbi polet magnetike ka elemente të hekurit (shih figurën 13). Vijon