Zëri, shpërndarja, drita, zhurma dhe shpejtësia

Fizika simetrike, udhëtim drejt universit (14)

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Në fotografi shihet një rreth i ndritshëm që e mbështjellë Hënën. Nëse e shikojmë pozitën e trupave qiellorë saktësisht shihet se toka së bashku me Hënën në këtë kohë ndodhet në mes Diellit dhe Jupiterit (shih figurën 53), kurse në distancë 377 837 ndodhet Hëna. Në këtë rast në trupin e Hënës takohen të paktën tri fusha antimagnetike e Jupiterit, tokës dhe diellit.

Fusha antimagnetike e diellit e bartë dritën dhe e ndriçon Hënën në anën e përparme e cila shihet edhe nga kjo pozitë. Këtë ndriçim të Hënës e ndihmon edhe fusha antimagnetike e tokës e cila rrezet e diellit i bën më të dendura afër Hënës. Ngjashëm edhe fusha antimagnetike e Jupiterit e godet anën e kundërt të Hënës me valë të errëta në këtë mënyrë e zgjeron fushën antimagnetike të diellit, përkatësisht i zgjeron rrezet e diellit për rreth Hënës. Prandaj rreth Hënës formohet një mbështjellës i ndriçuar, që vërehet nga toka, mirëpo për shkak se trupat janë në lëvizje të përhershme edhe forcat ndërrojnë kohë pas kohe, ashtu edhe mbështjellësi i ndriçuar i Hënës ndërron kohë pas kohe.

Argument 2

Nëse e vëzhgojmë një qytet natën në kohën me mjegull,apo nëse nga një breg e shohim një fshatë poshtë të ndriçuar shumë qartë mund të vërehet se drita e qytetit apo e fshatit ngritët në lartësi shumë lartë, në formë të gjysmërrethit  kurse në anët anësore shumë pak (shih figurën 54).

Kjo na jep për të kuptuar se fusha antimagntike që buron nga toka kalon vertikalisht nga qendra në drejtim të periferisë, dhe e shpërndan dritën e qytetit shumë më shumë në mënyrë vertikale, kurse këtë dritë e zvogëlon në skaje duke e ngritur përpjetë. Sikurse të mos ekzistonte kjo forcë drita nuk do të përhapej, por do të kishte mbetur në lartësinë e ndërtesave.

Zëri, shpërndarja dhe shpejtësia      

Ngjashëm sikur dritën që e shpërndan fusha antimagnetike nga dielli në drejtim të trupave të tjerë qiellor, tërësisht ngjashëm edhe zërin e shpërndan fusha antimagnetike e tokës, nga burimi deri te dëgjuesi.

Argument 1

Zëri natën në nivele të njëjta të lartësisë mbi detare, dhe në distanca të shkurta shpërndahet më lehtë dhe dëgjohet shumë më mirë se sa që dëgjohet ditën. Kjo ndodhë për arsye se fusha antimagnetike që buron nga toka e shpërndan zërin nga burimi deri te dëgjuesi, kurse fusha antimagnetike që vjen nga dielli dhe e godet tokën, në një formë i izolon zërin më shumë se sa natën.

Argument 2

Nëse në një ndërtesë të lartë rreth 100 metra vendosim një regjistrues zëri në decibel, kurse në fund lëshojmë një ultra zë, atëherë regjistruesi që është lartë në 100 metra regjistron vlerën më të lartë të zërit në decibel, kurse regjistruesi tjetër që ndodhet 100 metra distancë horizontale e regjistron vlerën më të vogël, kështu që në ndërtesa të larta më shumë dëgjohet zhurma se sa në të ulëtat.

Argument 3

Dy persona ndodhen në distancë 1029 metra (shih figurën 55) njëri e godet me çekan një metal, vëzhguesi në 1029 së pari e shef personin duke goditur me çekan e pas tre e më shumë  sekondave e dëgjon krismën.

Kjo ndodhë për faktin se fusha antimagnetike që buron nga toka e shpërndan zërin në drejtim vertikal, kurse zëri që shkon në drejtim horizontal e humb efektin shkon me vonesë te burimi dhe me intensitet shumë më të ulët.

Argument 4

Nëse një aeroplan fluturon 10 000 metra lartësi, natën dëgjohet shumë pak apo nuk dëgjohet aspak, por ditën nga mesi i ditës dëgjohet më shumë. Kjo ndodhë se fusha antimagnetike e diellit këtë zhurmë e kthen deri në tokë, prandaj sikur të mos largohej kjo zhurmë e aeroplanëve nën veprimin e fushës antimagnetike që buron nga toka  zhurmat e aeroplanëve do të ishin absolutisht të padurueshme për ne.

Por si do që të jetë asnjë pikë në univers nuk ekziston ku nuk ka fushë antimagnetike. Edhe toka në ç’do vend përpos fushës së sajë fusha antimagnetike, ajo goditen në ç’do kohë nga fushat e tjera antimagnetike prandaj sikur gjatë natës ashtu edhe gjatë ditës zëri dhe valët shpërndahen në të gjitha anët vetëm se me shpejtësi të ndryshme.

Mirëpo intensiteti i zërit dhe koha varen edhe nëse efektet ndodhin ditën apo natën, dhe pozita e Tokës që ndodhet në sistemin solar, si shembull zëri natën dëgjohet më shumë nga qershori deri në gusht 2020.